Vjen reagimi i FSHF-së për tentativën
e trukimit të ndeshjes Partizani-Kukësi
 

Vjen reagimi i FSHF-së për tentativën<br />e trukimit të ndeshjes Partizani-Kukësi<br /> 
Federata Shqiptare e Futbollit ka reagur pas publikimit të video-skandalit nw emisionin “Fiks Fare” ku menaxheri Drini Çaushi i kërkon fmesfushorit të Partizanit, Emiljano Vilës të tolerojë në ndeshjen kundër Kukësit.

Në një postim të bërë në faqen web të FSHF-së thuhet se ky veprim dënohet me forcë dhe se Drini Çaushi nuk është pjesë e asnjë shoqate ose klubi shqiptar dhe nuk ka lidhje me asnjë strukturë të FSHF-së.

FSHF, thekson se distancohet nga kjo tentativë për trukimin e ndeshjes Partizani-Kukësi dhe bën thirrje që ky rast të denoncohet në organet kompetente nga klubi i Partizanit dhe mesfushori Vila.

Postimi i FSHF-së në faqen zyrtare fshf.org
“Federata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë veprimin më të fundit të zbardhur në emisionin investigativ “Fiks Fare”, për videon e bërë publike me tentativë, manipulimin e futbollistit të Partizanit Emiliano Vila. Personi në fjalë, që sipas videos quhet Drini Çaushi nuk rezulton të jetë pjesë e asnjë klubi, apo shoqate te futbollit shqiptar. Federata e Futbollit është e vendosur në luftën e saj për mbrojtjen e pastërtisë së lojës nga persona, apo grupe personash. Bashkarisht duhet të kontribuojmë në eleminimin plotësisht të fenomeneve te tilla, shumë të dëmshme për lojën dhe integritetin e garave. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë, si lojtarin prezent në video, ashtu edhe klubin, që të denoncojnë këtë rast në organet kompetente hetimore për t'i shkuar deri në fund një rasti që kërkon zbardhje të menjëherëshme.”

Biseda e plotë e Drini Çaushit dhe mesfushorit të Partizanit, Emiliano Vila
fshf
Postimi i FSHF-së në faqen zyrtare të web-it, fshf.org

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë