Ministria e Jashtme e Austrisë ka njoftuar sot se do të dëbojë nga vendi një diplomat rus, i cili sipas mediave, ka qenë i përfshirë prej disa vitesh në spiunazhin ekonomik.
“Ne mund të konfirmojmë se diplomati rus do të dëbohet”, tha ministria në një deklaratë për agjencinë AFP, duke shtuar se “sjellja e tij kishte shkelur marrëdhëniet diplomatike”, por pa dhënë detaje të tjera.
Sipas mediave austriake, diplomatit i është dhënë një afat deri më 1 shtator për tu larguar nga territori austriak.
Gjithashtu tabloidi ‘Kronen Zeitung’ tha se diplomati rus, i ndihmuar nga një qytetar ausitriak, për vite me rradhë kishte siguruar informacione për një ndërmarrje të teknologjisë së lartë.
Nga ana tjetër Ambasada e Rusisë në Vjenë përmes një note proteste dënoi urdhërin e Ministrisë së Jashtme
“Jemi të indinjuar nga vendimi i pabazuar i autoriteteve austriake, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet konstruktive mes dy vendeve”, - tha ambasada ruse.
Vitet e fundit Austria ka patur lidhje të ngushta me Rusinë. Në vitin 2018, Vjena zyrtare deklaroi se nuk do të mbështes vendimin e një numër vendesh të tjera të Bashkimit Europian të cilët u deklaruan për dëbimin e diplomatëve rusë për shkak të helmimit të një ish-spiuni rus në Britani, duke theksuar pozicionin e saj neutral.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deni Xhepa humb ekulibrin në lëshimin e parë, përfundon garimi i Shqipërisë në Botërorin e skive
16 Shkurt, 12:12
-
Austri/ 23-vjeçari sirian sulmon me thikë kalimtarët, vret 14-vjeçarin dhe plagos katër të tjerë
15 Shkurt, 21:29
-
Mbyllet me keqardhje Botërori i skive në 'Slalom', Lara Colturi humbet kontrollin në lëshimin e parë
15 Shkurt, 10:30
-
Zhgënjen Denni Xhepa, renditet në vendin e 36-të në Kampionatin Botëror të Skive
14 Shkurt, 15:07
-
VIDEO/ Debutimi në Botërorin e Skive, Lara Colturi e mbyll e shtata pas dy lëshimeve! Futet në garë me temperaturë
13 Shkurt, 14:26
-
Kriza politike në Austri/ Herbert Kickl i ekstremit të djathtë heq dorë nga mandati për formimin e qeverisë
12 Shkurt, 15:47
-
Botërori i Skive në Austri, Deni Xhepa nuk e mbyll dot garën e parë
8 Shkurt, 09:39
-
Kupa e Botës/ Lara Colturi grumbullon pikë të tjera për Shqipërinë, renditet e 13-ta në Austri
15 Janar, 10:25
-
Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm
8 Janar, 16:55
-
Austri/ E djathta ekstreme merr mandatin për krijimin e qeverisë së re
7 Janar, 13:21
-
Austri/ Partia e Lirisë pranë formimit të qeverisë së re
6 Janar, 13:57
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00