Vjena sjell përkrenaren dhe
shpatën e Skënderbeut

Vjena sjell përkrenaren dhe<br />shpatën e Skënderbeut
TIRANE -  Përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut do të sillen nga Austria në Shqipëri për t’u ekspozuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Në një prononcim për ATSH-në, shefja e Muzeologjisë dhe Historisë në Muzeun Historik Kombëtar, Sotirulla Hoxha tha se tre specialistë nga Muzeut Historik të Artit në Vjenë, kanë vizituar paraditen e sotme pavionet e MHK-së dhe kanë rënë dakort në parim për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut.

“Pavionet u pëlqyen dhe patën përshtypje të mira. Vendosën që përkrenarja dhe shpata të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës, ku ndodhet një shtatore e Skëndërbeut, afresku, imitacione armësh, botime origjinale në disa gjuhë, etj”, tha Hoxha për ATSH-në.

Sipas Hoxhës, specialistët austriakë i konsideruan si të mjaftueshme dhe normale kushtet e sigurisë, ndërsa në lidhje me kushtet klimatike u mendua që të vendoset një klimatizim lokal i vitrinës ku do të ekspozohen përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut.

Iniciativa për të sjellë për herë të parë në vend armët e Heroit tonë Kombëtar u bë nga Ministri i Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger gjatë një takimi që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut që u mbajt në Kroaci, në fillim të këtij muaji u shpreh se do të sillen në Shqipëri armët autentike të Skënderbeut që ndodhen në muzeun e Vjenës.

Kërkesa për të sjellë në Shqipëri armët e Skëndërbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut, së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut. Për shkak të kushteve dhe të mungesës së sigurisë përgjigjet kanë qënë gjithmonë negative. 100-vjetori i Pavarësisë do të mundësojë që përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut të ekspozohen për herë të pavë në Shqipëri për një publik të gjërë.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete