VJENË – OSBE dënon sulmet kundër medias së pavarur në Krime


Situata e medias së pavarur në Krime që prej aneksimit të saj nga Rusia është shumë shqetësuese me sulme të shumta kundër medias dhe gazetarëve dhe një censurimi gjithmonë e në rritje, denoncoi sot Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
"Shkatërrimi i vazhdueshëm në Krime i medias së pavarur dhe represioni kundër të gjitha zërave kritikë është shumë shqetësues", deklaroi Dunja Mijatovic, ngarkuar për lirinë e shtypit në OSBE.
Pas aneksimit nga Moska të këtij rajoni ukrainas, ku pjesa më e madhe janë rusofonë, të gjitha stacionet televizive ukrainase janë zëvendësuar nga stacione televizive dhe media e pavarur është vënë nën një presion të vazhdueshëm.
Të paktën 13 media të pavarura, gazetarë apo blogerë janë kërcënuar, sulmuar fizikisht, penguar për të hyrë, për të pyetur apo rrëmbyer", theksoi ajo duke shtuar se policia kishte kryer sulme në ambjente t e gjashtë mediave dhe OJQ-ve të lidhura me median./atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?