VJENË – OSBE kërkon heqjen e akuzave ndaj gazetarëve italianë për çështjen ”Vatileaks”


VJENË, /ATSH-AFP/ - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i bëri sot thirrje Gjykatës së Vatikanit të heqë akuzat ndaj gazetarëve të përfshirë në aferën "Vatileaks" duke theksuar se media ka gjithë të drejtë të mbulojë çështje që kanë interes publik.
"Gazetarët kanë të drejtë të jenë të lirë të mbulojnë çështje që kanë interes publik dhe të mbrojnë burimet e tyre. U bëj thirrje autoriteteve të mos vijojnë ndjekjen e procedurave penale dhe të mbrojnë të drejtat e gazetarëve në përputhje me parimet e OSBE-së", tha në një deklaratë Dunja Mijatoviç, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e shtypit.
Gjyakata e Vatikanit njoftoi dy ditë më parë se ka shpallur fajtor pesë persona, të akuzuar për "grupim kriminal", vjedhje dhe rrjedhje të dokumentave konfidencialë mbi mosfunksionimin dhe përvetësim të fondeve në Selinë e Shenjtë.
Në mesin e të akuzuave, dy gazetarë italianë të cilët kanë publikuar njëkohësisht më 5 nëntor, dy libra ku zbulojnë përvetësime dhe afera korruptive në institucionet e Vatikanit.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë