​​​​​​​Vjeshta nuk ‘zmbraps’ pushuesit e huaj, zbarkojnë në plazhin e Vlorës! Turisti: Keni mot të shkëlqyer

Moti i ngrohtë ka shtuar numrin e pushuesve në Vlorë.  Nuk mungojnë edhe të huaj. Nga Polonia, Italia apo edhe vende të tjera po kalojnë disa ditë buzë bregdetit.   

Disa janë për herë të parë por ka edhe të tjerë si çifti nga Polonia që rikthehen pas rreth 10 vitesh. Kanë zgjedhur tetorin edhe për faktin se është me qetë dhe çmimet janë të mira, por edhe koha po i ndihmon për këto ditë.                 

'Herën e parë kam qenë afro 10 vite më parë. Po është bukur, keni një mot të mirë. Tani në Poloni mund të jetë 5 gradë Celcius, ky mot është i shkëlqyer. Ne po udhëtonim nëpër Ballkan, në Montenegro, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.'- tha pushuesi. 

'Është vendi im i preferuar këtu në Shqipëri. Uji është i ngrohtë, njerëzit janë të sjellshëm, moti është i mrekullueshëm dhe nuk është as shtrenjtë këtu.'- tha pushuesja. 

Pushues të fundjavës gjen edhe në plazhet e tjera të vendit. Në Shëngjin dhe në Durrës shumë kosovarë po i gëzohen diellit dhe detit.                     

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja