12 mijë persona në javë kërkojnë ndihmë nga mjekët në qendra shëndetësore e spitale, teksa luhatja e temperaturave ka shtuar numrin e të prekurve nga virozat.
Epidemiologu Artan Simaku bën thirrje për vaksinimin kundër gripit, kryesisht personave më vulnerabël duke i referuar se muajit në vijim janë më të prirura për një rritje të ndjeshme të te prekurve.
“Piku i qarkullimit të grupit njihet nga muaji janar dhe fillimi i muajit shkurt. Qarkullon gripi i tipit A, që është i njëjti tip që qarkullon edhe në të gjithë kontinentin europian. Vaksina aktuale i përmban të katër shtabet e gripit. Pra, secili grupim është i përfshirë të vaksina e gripit”, tha ai.
Epidemiologu sqaron se nuk duhet të harrojmë se në mesin tonë vazhdon të qarkullojë edhe covid 19.
“Është shumë e rëndësishme qe personat, që bëjnë pjesë të grupet me risk te popullatës te vaksinohen edhe ndaj gripit edhe ndaj covidit. Duke shkuar vetëm njëherë te qendra shëndetësore te marrin te dyja vaksinat', tha ai.
Po cilat janë shenjat që dallojnë virozat me koronaviruin?
'Temperatura e lartë, qe është nga 38 gradë celcius, mund të shkoje edhe më tej, mbi 40 gradë celcius. Është dhimbje e theksuar muskulore, gjendje rrufe, skuqje sysh, kollë e fortë me sekrecione apo edhe pa. Edhe një dobësi e theksuar', tha ai.
Për herë të parë këtë vit vaksina kundër gripit mund të rezervohet edhe online përmes platformës e-Albania.
Komente










