Vjollca Hoxha fiton kundër 2
aksionerëve, në krye të TCH

Gjykata e Tiranës ka pezulluar vendimin e asamblesë së ortakëve të Top Channel, Albert Sino dhe Aurel Baci, pronarë të 60% të aksioneve, për shkarkimin e Vjollca Hoxhës, nga posti i administratores.

Gjykata ka vendosur që kompetencat e ortakëve të pezullohen për sa kohë nuk është dhënë një vendim përfundimtar për padinë e zonjës Hoxha, e cila ka kërkuar t’i rikthehen aksionet e dy ortakëve. Sipas saj, bashkëshorti Dritan Hoxha ua ka dhuruar atyre aksionet pa marrë firmën e saj.

Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarja Antonela Prendi e cila ka vendosur të pranojë padinë e Vjollca Hoxhës dhe fëmijëve të saj trashgimtarë të themeluesit të Top-Channel Dritan Hoxha.


vjollca hoxha

Padia e znj.Hoxha është regjistruar më 3 shkurt të këtij viti në gjykatën e Tiranës, ndërsa këtë të premte u vendos pranimi i saj duke pezulluar vendimet e marra në mbledhjen e 13 janarit nga asambleja e oratkëve.
 
Ndërkohë në gjykatë po zhvillohet dhe procesi ku Hoxha kërkon që ti marrë aksionet Albert Sinos dhe Aurel Bacit, të dy këta aksionerë të Top-Channel dhe të njohur si miqtë e Dritan Hoxhës ish bashkëshortit të znj.Hoxha.
 
Kështu, deri në përfundim të procesit, Vjollca Hoxha do të komandojë Top Channel.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI

Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI