Dalja nga shtrati e Lumit Vjosë ka lënë pas një katastrofë të vërtetë, ku niveli i ujit nëpër banesa arriti deri në 2 metra. Përmbytjet shkatërruan gjithçka në banesa, ndërsa banorët janë shpërndarë tek të afërmit e tyre, duke lënë vetëm nga një person për të ruajtur pajisjet në shtëpitë e tyre.
/Shqiptarja.com
Banor 1: Prurjet ishin shumë të mëdha, niveli i ujit arriti 1 metra në shtëpi. Të na ndihmojnë më ndonjë kredi të butë për të filluar katin e dytë, se kështu nuk ecet.
Banor 2: Duhet të flemë në mullar, të na ndihmojnë. Kam fjetur si qeni në majë të çatisë.










