Vjosa, menaxhimi ndërkufitar i ujërave, OKB: Shqipëria dhe Greqia të shohin mundësinë e bashkëpunimit

Vjosa, menaxhimi ndërkufitar i ujërave, OKB: Shqipëria dhe Greqia të shohin mundësinë e bashkëpunimit

Pandemia e COVID-19 i ka bërë edhe më të vështira takimet zyrtare mes vendeve të ndryshme dhe grupeve të punës kur vjen puna për projekte të përbashkëta.

Raporti i fundit i Komisionet Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara ka nënvizuar se menaxhimi i ujërave ndërkufitarë ende mbetet jashtë axhendave në disa raste. Për Shqipërinë raporti sjell në vëmendje lumin Vjosa i cili është edhe pjesë e Greqisë.

UNECE ka sjellë në vëmendje se sa i takon menaxhimit ndërkufitar të këtij lumi mbetet e paqartë nëse mes vendeve ka apo jo një bashkëpunim, marrëveshje apo ndonjë trupë të ngritur që koordinohet sa i takon mbarëvajtjes.

“Basenet ndërkufitare për të cilët nuk ishte e mundur të konkludohej nëse ka apo jo një marrëveshje dhe nëse është apo jo në fuqi një trupë e përbashkët për shkak të përgjigjeve kontradiktore nga vendet bregore dhe ku është e nevojshme që këto vende të shohin me kujdes mundësinë e kornizës së bashkëpunimit për të rënë dakord nëse ka nevojë për një marrëveshje të re apo ngritjen e një trupe të përbashkët përfshijnë: basenin e lumit Vijose/Aoos/Vjosa(ndahet mes Shqipërisë dhe Greqisë” thuhet në dokumentin e UNECE.

Ndryshe nga sa ndodh me Vjosën raporti i UNECE nënvizon se ecuria e bashkëpunimit për menaxhimin e basenit të Drinit shfaqet më ndryshe.

Katër vende siç janë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Greqia dhe Mali i Zi ndajnë basene ndërkufitare të tilla si Drini i Zi, i Bardhë, Buna si dhe nen basenet e tjera si Prespa, Ohri dhe Liqeni i Shkodrës. Në basenin e Drinit është edhe Kosova.

Vendet sipas raportit të UNECE kanë një memorandum bashkëpunimi prej disa vitesh dhe ndërkohë kanë unifikuar ne një arë mënyre të dhënat që raportojnë. Ende ka punë për t’u bërë por në vitet e fundit sipas raportit bashkëpunimi dhe menaxhimi ndërkufitar i ujit për basenin e Drinit është maturuar.

Menaxhimi ndërkufitar i ujit merr rëndësi të madhe për vendet sipas Kombeve të Bashkuara duke e lidhur këtë me zhvillimin ekonomik, mbrojtjen nga ndotja, ruajtjen e biodiversitetit dhe politikave të harmonizuara si dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike që po bëhen evidente gjithmonë e më shumë. Marrë nga Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja