Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me solidaritet lidhur me incidentin e ndodhur gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku ishin të pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Përmes një postimi në x, sot ajo theksoi mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, duke shprehur keqardhje për ngjarjen dhe duke vlerësuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve të sigurisë në mbrojtjen e presidentit.
Osmani nënvizoi besimin në forcën dhe stabilitetin e institucioneve amerikane, si dhe rolin e SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale. Ajo gjithashtu falënderoi Shërbimin Sekret për ndërhyrjen e shpejtë që siguroi mbrojtjen e të pranishmëve.
“Shprehim lutjet dhe mbështetjen tonë për presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe qytetarët amerikanë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë gjatë darkës së korrespondentëve. Ne kemi besim në qëndrueshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe në forcën e institucioneve të saj, dhe mbetemi të përkushtuar si partnerë në avancimin e paqes dhe sigurisë globale. Vlerësojmë guximin dhe reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret, i cili siguroi mbrojtjen e presidentit dhe të gjithë të pranishmëve. SHBA-ja vazhdon të jetë një mbështetëse e fortë e lirisë dhe demokracisë.”shkruan ajo
Sending prayers and solidarity to President @realDonaldTrump, the First Lady @MELANIATRUMP, and the American people following last night’s cowardly attack at the White House Correspondents’ Dinner.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2026
We trust in the resilience of the United States and its institutions, and we…
Lajmi kryesor:
Të shtënat me armë zjarri në darkën e Trump, Rama: I lehtësuar që Presidenti i SHBA-së është mirë! Begaj: Sulme të tilla minojnë demokracinë









