Vjosa Osmani e largon pak Glauk Konjufcën për t’u rreshtuar krah Albin Kurtit (VIDEO)

Përfshirja e emrit të Ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes, ka ngjallur jo pak diskutime në Kosovë. Ndërsa ditën e sotme të gjithë janë bërë dëshmitarë të një skeme  të sikletshme ku numri dy më i votuar në Lëvizjen Vetëvendosje pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca është ”tejkaluar me stil” nga Vjosa Osmani.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që kandidatët po ecnin nëpër qytet, Konjufca ishte në krah të kreut të partisë e kandidatit për kryeministër nga LVV-ja Albin Kurtit.

Megjithatë, Vjosa Osmani reagoi aty duke e zënë vendin e saj krahas Kurtit e për pak minuta Konjufca mbeti mbrapa kreut të LVV-së e u.d të presidentit.

Konjufca pas këtij gjesti të Osmanit zuri vend në krah të u.d të presidentit, nga ku edhe e vazhduan rrugëtimin në Kamenicë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut