Vjosa Osmani konfirmon se do të takohet gjatë ditës së sotme me Kurtin

Vjosa Osmani konfirmon se do të takohet gjatë ditës së sotme me Kurtin

Për sot është paralajmëruar një takim në mes të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Edhe pse nuk është bërë e ditur se ku do të mbahet ky takim, në selinë e LDK-së ka arritur Osmani e cila doli e dyta në zgjedhjet e parakohëshme pas liderit të VV-së Albin Kurti.

Më pas Osmani është parë duke dal nga selia e LDK-së e shoqëruar nga Lumir Andixhiku, e cila tha se është duke shkuar në një takim me një delegacion gjerman.

E pyetur se a do mbahet takimi ashtu siç është thënë sot me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të cilin pritet të diskutojnë rreth një koalicioni të mundshëm, ajo tha se takimi do zhvillohet më vonë.

Takimi i Kurtit me krerët e LDK-së është paralajmëruar pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit ku nxorën parti të parë Vetëvendosjen ndërsa LDK-ja u rendit e dyta.

Një koalicion qeverisës mes këtyre dy partive është i mundshëm pasi që këtë e ka paralajmëruar dje edhe Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook./kp

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!

Lufta ndaj kriminalitetit ka nevojë për klimë normale politike, institucione të pavarura dhe guxim të reagimit të qytetarëve duke i refuzuar në masë si fenomene!