Kryeministri Albin Kurti nuk shprehet kategorikisht kundër kandidaturës së Vjosa Osmanit për t'u rizgjedhur presidente e Kosovës, por thotë se deri më tani një propozim i tillë nuk i është paraqitur zyrtarisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pavarësisht asaj çfarë thotë në publik kreu i saj, Lumir Abdixhiku.
"Unë e kam takuar Lumir Abdixhikun disa herë, ai asnjëherë nuk më ka dhënë propozim. Dje, pas seancës e thanë emrin e Vjosës, jo para seancës. Letra me 15 nënshkrimet duhet t’i ofrohet VV zyrtarisht, ose tek Arbërie Nagavci ose tek unë si kryetar i partisë. Mbrëmë dolën me një listë me nënshkrime, por nuk thuhej që ata emra janë për këtë kandidat. Nëse i kanë 15 nënshkrime për një kandidat duhet të vijnë tek unë, por duhet ta ketë datën e sotme ajo letër, jo datën e pardjeshme! Duhet ta ketë qëllimin e qartë dhe ta sjellin tek unë",- tha Kurti.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja e presidentit/ Opozita bojkoton, Haxhiu shtyn sërish seancën e Kuvendit në 19:00! LDK kërkon si kandidate Vjosa Osmanin, Kurti: E thonë në publik, por jo zyrtarisht









