Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe në veri të vendit. Gjatë takimit, Osmani ka falenderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka thënë Osmani.

Tre policët Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa u rrëmbyen nga forcat speciale serbe në veri të Mitrovicës pranë kufirit me Serbinë.

Për disa ditë ata u mbajtën në Beograd me akuzën se kishin shkelur kufirin, por u liruan falë presionit të ndërkombëtarëve ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Të tre policët kanë falënderuar Osmanin për pritjen në Presidencë dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Osmani takon tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe! Ndihmëssekretari i NATO-s në Kosovë: Palët të ulin tensionet


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë