Vjosa Osmani pret senatoren amerikane: Folëm për bashkëpunimin mes dy vendeve tona

Vjosa Osmani pret senatoren amerikane: Folëm për bashkëpunimin mes dy vendeve tona

Joni Ernst dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja Osmani ka pritur ditën e sotme në takim senatoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joni Ernst. Nëpërmjet një postimi në 'Facebook', Osmani njofton se diskutimi u fokusua mbi bashkëpunimin mes dy vendeve, në veçanti në fushën e mbrojtjes.  

"Kënaqësi të mirëpres Senatoren Joni Ernst nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, e në veçanti bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në fushën e mbrojtjes si dhe fushat e tjera", shkruan Osmani.

Një delegacion i Kongresit amerikan, që udhëhiqet nga senatorja republikane, Joni Ernst po viziton Prishtinën. Ambasada Amerikane ka bërë me dije se ky takim ka si qëllim për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin në kuadër të Programit për Partneritet Shtetëror të Ajovës me Kosovën, i cili ka për bazë mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drago: 03/07/2021 18:54

    Kjo eshte Lopa Osmani qe idjoti Kurti e beri presidente.... Sa e forte qe ka qene UDB-ja....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen