Vjosa Osmani u mbyt në Vjosë!

Vjosa Osmani u mbyt në Vjosë!

Vjosa Osmani dhe Sali Berisha

“I bën fllad vedit” është një shprehje popullore dibrane për një njeri mendjemadh, trushkulur që i pëlqen vetja, pra është pemë pa kokrra, që nuk di ç’është bota përrreth dhe prandaj këput mbroçkulla poshtë e lart, duke u bërë qesharak në shoqëri. Kjo shprehje m’u kujtua këto ditë duke ndjekur vizitën zyrtare të kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Presidentes në detyrë Vjosa Osmani në Shqipëri.

Ajo kreu një udhëtim të zhurmshëm e provokativ në kryeqytetin tonë, e ftuar nga presidenti i Republikës Ilir Meta. Agjenda e saj ishte e gjerë, e nisur nga të dy ofiqet e larta që zotëron përkohësisht në vendin e saj. Vizitat e personaliteve të larta të Kosovës kanë qenë dhe janë gjithmonë të mirëpritura dhe, po kështu, ndodh edhe me drejtuesit e Shqipërisë në Kosovë. Por vizita në fjalë dhe mesazhet që transmetoi trazuan shumë ujëra dhe trishtuan shumë shpirtra këtej e andej kufirit.

Kush është Vjosa Osmani? Një politikane 38 vjeçare, deputete në Kuvendin e Kosovës në tre mandate si përfaqësuese e Lidhjes Demokratike, ajo u përjashtua nga partia e saj, sapo mori postin e kryetares së Kuvendit, sespe filloi të “flirtojë” politikisht, duke mbështetur hapur aventurat e kryeministrit të dështuar Albin Kurti. Kështu ajo u pozicionua menjëherë në krah të humbësit dhe ambicieve të tij historikisht të papërmbushura. Aq e lidhur është bërë me Kurtin, saqë në vizitën e fundit në Tiranë, ajo nuk ishte gjë tjetër, veçse Albin Kurti i veshur me fustan.

Aksidentalisht, nga dorëheqja e imponuar e zotit Hashim Thaçi për shkaqe që dihen, ajo ushtron përkohësisht rolin e presidentit të vendit, derisa të zgjidhet një president i ri nga Parlamenti (në Shqipëri, sipas Kushtetutës, nuk lejohet të zgjidhesh president pa i mbushur 40 vjeç.)

Gjatë vizitës këtu, pa pikë etike dhe diplomacie, Osmani shpalosi ambiciet e saj të pakufi, kur mori përsipër të kritikojë rëndë politikën e Republikës së Shqipërisë ndaj Kosovës, duke dëshmuar jo vetëm megalloni të pashoqe, por edhe injorancë të plotë të çështjeve të cilat u rrek të cekte. Ajo ishte e ftuar e Ilir Metës dhe, si e tillë, i dinte orekset e këtij të fundit në akuzat dhe sharjet ndaj qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama. Por në vend që të qëndronte “mbi palët”, siç edhe i takonte të ishte, ajo u shfaq si një axhamie, me një profil shumë të ulët politik e diplomatik në takimet dhe deklarimet publike.

Injoranca politike e zonjës Osmani u duk së pari në kërkesën e saj (me ton gati urdhërues) që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të dënonte krimet serbe në Kosovë. Ka mbetur Kuvendi ynë pra, t’i japë mendje zonja Osmani për këtë çështje! Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rezolutë për Kosovën qysh në vitin 1991, kur ka kërkuar njohjen e pavarësisë së saj, të shpallur më 2 korrik të një viti më parë, megjithëse atëherë këtë pavarësi nuk e pranonte askush në botë. Zonja Osmani atëherë ishte një cucë 8 – vjeçare që fshìnte hundët me mëngën e xhaketës, prandaj nuk ka si ta dinte këtë. Por ka patur një dyzynë rezolutash të tjera në vitet në vazhdim në mbrojtje të Kosovës, veçanërisht në kohën e luftës për pavarësi atje, të cilat zonjës Osmani nuk i falet të mos i dijë, kur paraqitet si Presidente e Kosovës në Shqipëri. Historia e Shqipërisë filloka për të, atëherë kur zonja Osmani u bë Presidente (e përkohshme).

Populli shqiptar i Shqipërisë priti me sakrifica dhe bujari, në një kohë të vështirë për të, gjashtëqind mijë shqiptarë të Kosovës në ditët e Luftës e të kiametit atje. Për këtë nuk ka kërkuar asgjë prej Kosovës. Por, nga ana tjetër, nuk mund të pranojë as fyerje të përfaqësuesve të lartë të saj, që nuk dihet se në ç’vrimë miu e kishin futur kokën në atë kohë për të shpëtuar nga barbaritë sërbe.

Zonja Osmani u shpreh kundër Shengenit Ballkanik, kur kjo nismë tani është përshëndetur dhe nxitet nga aleatët e mëdhenj të shqiptarëve: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në marrëveshjen e nënshkruar në Uashington pak muaj më parë në prani të Presidentit amerikan Tramp nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Sërbisë, rëndësia e bashkëpunimit rajonal është theksuar në mënyrë të veçantë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë marrë përsipër të financojnë shumë projekte të mëdha në kuadrin e kësaj nisme të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vetëm “talebanët” e Ballkanit, ku me sa duket, bën pjesë edhe zonja Osmani, nuk e pranojnë këtë.

Linja e inter-konjeksionit Shqipëri – Kosovë, e financuar nga qeveria gjermane dhe e bllokuar nga Sërbia prej disa vitesh pa u vënë në punë, u bë e mundur të fillojë nga funksionimi në kuadrin e kësaj nisme ballkanike. Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur t’i japë Kosovës hapësirë territoriale për ndërtimin e hidrocentralit për nevojat e saj. Bashkëpunimi rajonal pra po jep fryte. Në kohën e komunizmit 60 përqind e tregtisë së jashte të Republikës së Shqipërisë bëhej me Ish-Jugollavinë, sepse ishin dy vende fqinje. Edhe sot eksportet shqiptare me Sërbinë po rriten vazhdimisht. Vetëm Vjosa Osmani dhe bashkëpunëtorët e saj këtej e andej kufirit janë kundër këtij bashkëpunimi, kur vetë Kosova shumicën e tregtisë së jashtme e bën me Serbinë.

Zonja Osmani dhe disa politikanë të atjeshëm duan një Kosovë të izoluar nga Europa dhe bota, sepse vetëm kështu do ta ndiejnë veten pashallarë të qetë në oborrin e tyre të rrethuar me thupra, si beu në kashtë. Prej disa vitesh Kosova po humbet prestigjin e saj në arenën ndërkombëtare për faj të politikanëve të saj të tipit Osmani. Edhe regjimi i vizave që nuk po hiqet për kosovarët, është, ndër të tjera, rrjedhojë edhe e disa qëndrimeve obskurantiste të disa politikanëve të atjeshëm.

Shembulli më i freskët për këtë është tani me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Me gjithë problemet e mëdha që kanë brenda dhe jashtë vendit dhe që janë jetike për popullin, partitë politike atje nuk po arrijnë të zgjedhin një president të ri jopartiak, por duan të gjithë të bëhen presidentë, duke treguar kështu paaftësi të skajshme qeverisëse. Kjo po e çon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në periudhë dimri dhe pandemie, kur zgjedhjet janë zhvilluar vetëm pak muaj më parë. Pjesë e këtyre rrëmujave politike është edhe presidentja “adoleshente” në detyrë dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, zonja Osmani.

Zonja në fjalë na erdhi këtu dhe na kërkoi që të hiqet tarifa e rrugës e Kombit. Kjo rrugë ka konsumuar deri tani 1,4 miliardë euro nga taksat e shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë dhe megjithatë, ende nuk është sjellë në terezi. Ajo është ndërtuar me kredi të marra nga qeveria shqiptare dhe kjo kredi vazhdon të paguhet prej tyre. Qeveria e ka bërë të qartë se paratë e paguara nga tarifa e rrugës do të investohen po në rrugën që ende nuk është përfunduar. Unë që jam nga Saranda dhe që nuk kam shkuar asnjëherë në rrugën e re për Kosovë, nuk e di se përse duhet të vazhdoj të paguaj ende për atë rrugë që e përdorin vetëm ose kryesisht kosovarët. Ata që nuk duan të paguajnë, le të kalojnë nga rruga e vjetër e Qafës së Malit, se kështu u del më lirë. Po le të hedhim edhe këtu një “shashkë patriotike” për “rrugën pa pagesë” dhe këtë bën edhe zonja Osmani.

Zonja Osmani u takua dhe u jargavit nëpër konferenca shtypi me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha, duke e “amnistuar” kështu për ato që ka bërë kundër liderëve të U. Ç.K-së. Po ajo e di shumë mirë që ishte bash ky Bashë që ka mbushur dosjet me shpifje kundër liderëve të luftës së Kosovës për gjoja “trafikun e organeve” dhe që sot dergjen në burgun e Hagës. Parlamenti i Shqipërisë, pa pritur “këshillat” e zonjës Osmani, ka ngritur një grup hetimor për këto akuza, hetim që do t’i tregojë opinionit këtu e në Kosovë se kush i çoi në Hagë udhëhqësit e saj. Por Osmanit nuk i bëhet vonë për burgosjen e tyre, përkundrazi, ajo interesohet vetëm për ambiciet e saj karrieriste.

Gjithë vendet e Europës kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë, ndërsa Shqipëria po i mban të hapura ato me vendet fqinje, pikërisht se në to jetojnë shqiptarë që kanë nevojë të komunikojnë me atdheun mëmë. Megjithatë, gjatë vërdallisjeve të saj tri – ditore nëpër Tiranë, Osmani nuk gjeti kohë të thotë një fjalë falënderimi për qeverinë shqiptare në emër të shtetasve që rreket të përfaqësojë.

Për këto qëndrime aspak diplomatike dhe etike të mbajtura prej saj në Shqipëri, zonja Osmani meritoi plotësisht bojkotimin e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së saj në Parlamentin e Shqipërisë. Vjosa Osmani “lëshoi oshkurët” në Tiranë dhe kjo kapardisje prej gjeldeti e saj në prag të Vitit të ri, nuk meritonte më shumë.

Gjatë qëndrimit të saj tre-ditor nëpër Tiranë ajo lëshoi një okë me p**dhë, duke ndotur përkohësisht atmosferën këtu me mbroçkullat e saj. Pas tre muajsh, me kryerjen e zgjedhjeve të reja parlamentare dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës, Osmani nuk do të jetë më askushi, veçse një kujtim karikaturor i një pjese të politikanëve dritëshkurtër të Kosovës së sotme. Sidoqoftë, karikatura e kësaj vizite në Shqipëri do të mbahet mend gjatë, sepse është e paprecedent. Prandaj, lereni Vjosën të mbytet në Vjosë./ TemA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 19/12/2020 23:29

    VJOSEN merreni dhe hidheni nga kanionet e langarices se nuk i duhet kujt...///

    Përgjigju
  • Haha: 19/12/2020 22:45

    Medemek Vjosa na del nne mbetjeb spermatozoiti

    Përgjigju
  • Pelioni: 19/12/2020 20:53

    Kjo biba presidente çfar kërkon prej qeverisë shqiptare,apo ato që do salehu dhe like mender presidenti,që historikisht kanë dashur e realizuar destabilizimin e shqipërisë e të Kosovës për interesa të Serbisë.Valle a e di kjo biba që Shqiperia ka bërë mbi 15 rezoluta ku ka denuar gjenocidin e represionin serb në Kosovë,apo dhe kjo ka mendjen e salehut që UÇK e quente org.terroriste,Rambujene tradhëti,po moj bibë liria e Kosovës e ka emrin UÇK,NATO,USA e BE,këto të paktën ki parasysh kur flet e mos fol me gjuhën e salehut se është dhëndrri me besnik i Serbisë,dhe e mira e tij është e mira e Sërbisë,zgjohu bibë .

    Përgjigju
  • Agron: 19/12/2020 20:11

    Oooooo sa me kishte mare malli, per te lexuar nje analize te tille.... Te lumte pena dhe mendja e ndritur, I nderuar Hamdi Jupe. p.s. Shkruani me shpesh ju lutem, jam I bindur se sjam I vetem qe kam kete mendim.

    Përgjigju
  • shqip: 19/12/2020 19:54

    Po sju vjen turp paskeni intelektin me gjyku apo vlersu Vjosa Osmanin se ket vend e keni ndrit me dijet dhe perkushtimin tuaj. Sjeni as maja e thojit te saj vec prrallisni e vidhni vrer per me ju duk vetja inteligjent.

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2020 18:00

    Une e kam me shkumbe. Vjosa mos bej dredha.

    Përgjigju
  • ARJANI: 19/12/2020 17:56

    O VJOSA LESHI,,,ERDHE PER LESH DHE IKE E RRUAR..ERDHI TAKOI SHPELLARET E ANES TE KETEJME TE KUFIRIT ...ENVERI JA RREGULLONTE QEJFIN KETYRE...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/12/2020 15:52

    Sa dhimbje po provon kjo redaksia e Shqiptarja.com per qendrimin neto shqiptar te VJOSA OSMANIT @ ALBIN KOSOVA.....ZOTI JU RUAJTËT NGA MAKUTËRIA JOSHËSE E PUSHTETIT NË FUQI.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 19/12/2020 15:26

    Hamdi more Hamdi/ Sa shume b*tha te di. Je veç Jupedashuri/Saliu per nder ta di.

    Përgjigju
  • Endri: 19/12/2020 14:56

    Populli kosovar do dije te beje dallimin kur te votoje. Njerez te tille shume te vegjel, antishqiptare dhe vegla te hajduteve, nuk duhet te kene te ardhme ne politike. Historia do t’i ndeshkoje me neveri

    Përgjigju
  • redu: 19/12/2020 14:31

    Jupe ke munguar shume!Penda jote eshte e mprehte ne analizat qe ben.Osmani me ato qe tha, tregoi mungese inteligjence dhe vizioni politik.Mos te hypte verltja ne qef.Nuk diti te dalloj ne vendin ane te keqen nga e mira.E verteta eshte historike dhe mashtrimi sfymohet shpejt

    Përgjigju
  • gjin: 19/12/2020 14:25

    Hamdi Jupe me kujtoi kohrn e zp ne kohen e mallkume ishalla nuk esht ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?