Në një kohë kur Rusia ka shtuar sulmet në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, që të ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO.
'Duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, ka ardhur koha që Kosova të anëtarësohet në NATO! Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, ku Turqia ka rol të rëndësishëm dhe e falënderoj presidentin Erdogan për punën në këtë drejtim. Në kuadër të NATO-s Turqia mund të bëjë shumë duke i dhënë përkrahje Kosovës', ka thënë ajo.
Kujtojmë se Serbia nuk ka pranuar të vendosë asnjë sanksion ndaj Rusisë si dhe nuk e ka dënuar agresionin e saj në Ukrainë.
Osmani ka thënë se vetëm njohja reciproke me Serbinë garanton paqe dhe stabilitet në rajon. Ndërsa Erdogan ka thënë se Turqia e mbështet dialogun me Serbinë. “Është me rëndësi një Marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën për paqen në rajon”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se vizita e Osmanit në Turqi do të shërbejë për të thelluar miqësinë mes dy vendeve. “Diskutuam të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona, shkëmbyem mendime për situatën në rajonin tonë dhe në Ukrainë”, ka thënë ai, duke theksuar se Turqia i kushton rëndësi forcimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2761
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
Vjosa Osmani: Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Strategjik
10 Janar, 11:01
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Të bindim Trump për marrëveshjen e armëve
9 Janar, 16:38
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Ambiciet territoriale të Trump/ Krisafi: Janë synime serioze! Mund të rikërkojë shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë! Kamberi 'ç'kodon' mungesën e Zelenskyt në inaugurimin presidencial
8 Janar, 20:51
Nuk ju fut amerika ne nato...sepse I bie pastaj te luftoje per ju,,,,mjaft halle ka amerika...nuk do merret perdite me ju....
PërgjigjuKa ardhë koha gurbetxhit me ndihmen e Zotit krejt vajtust vendor dal nga dal me i shti në shishe,kta që po jetojn n'korriz t'huaj, jan tvetmit në bot që ju doket nënçmim me jetu me bukën e tokës tvet
Përgjigju