Vjosa Park Kombëtar, jehonë në mediat e huaja: Kërcënohej nga 46 diga, tani habitat i sigurt! The Guardian: Moment historik për mbrojtjen e natyrës

Vendimi i qeverisë shqiptare për ta shpallur Ekosistemin e natyror të lumit Vjosa, si park kombëtar ka tërhequr vëmendjen e mediave nga e gjithë bota, të cilat e kanë vlerësuar si një vendim historik për mbrotjen e natyrës.

Mediat gjermane, “Der Spiegel”, në shkrimin e publikuar prej saj nënvizon se lumi i fundit i egër i fundit në Evropë kërcënohej nga ndërtimi i 46 digave. Në shkrim, saktësohet se Vjosa është bensa e mbi 1 100 specieve. Sipas medias gjermane, vendimi i qeverisë është vetëm në letër, por ka premisa tejet pozitive për realizimin e tij.

"Dyshimet janë të justifikuara, siç tregon dega e Vjosës, Langarica. Trupi ujor rrjedh përmes Parkut Kombëtar Shqiptar Bredhi-Hotoves dhe në rrjedhën e tij janë ndërtuar e tre hidrocentrale. Serioziteti me të cilin qeveria ka përfshirë Parkun Kombëtar të Vjosës si zonë të mbrojtur jep shpresë për më mirë. Shqipëria është e përkushtuar të respektojë standardet ndërkombëtare". 

Media “Frankfurter allgemeine”, shprehet se rol të rëndësishëm në shpalljen e Vjosës Park Kombëtarë ka shoqëria civile. Falë angazhimit të mbrojtësve të natyrës, lumi Vjosa është shpallur park kombëtar. Një moment historik për Shqipërinë – sepse shumë interesa ekonomike dhe politike e kundërshtuan atë.

Edhe media angleze “The Guardian”, e cilëson si moment historikë për ruajtjen e një ekosistemi me mbi 1 000 specie, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukje, në zemër të Evropës.

“Reuters” e cilëson një fitore të mbrojtësve të mjedisit që prej vitesh kanë luftuar përballë planeve për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë shtratit të lumit të fundit të egër të Evropës.  Media franceze “Le novelle Du Monde” e cilëson vendimin si momentin, ku natyra mbizotëroi mbi interesat afatshkurtër njerëzore. Vjosa është 270 km i gjatë, nis në Greqi dhe përshkon Shqipërinë, duke përfunduar rrugëtimin në Adriatik.

Në të janë identifikuar 1 100 specie, disa prej të cilëve për herë të parë.  Vendimi i qeverisë përfshin fillimisht shtratin e lumit Vjosa dhe tre degët kryesore të tij, Drinon, Bënçën dhe Shushicën. Gjithashtu planifikohet krijimi qendrës në parkut kombëtar, një ekip menaxhues nga vendi dhe rajoni, si dhe do punësohend he roje. Pas fazës së parë, në fazën e dytë, qeveria shqiptare do të përfshijë të gjitha degët dhe zonën përreth në parkut kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Jehona për Vjosën Park Kombëtar, Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me jehonën që mediat ndërkombëtare i kanë dhënë shpalljes së lumit Vjosa ‘Park Kombëtar’.

‘Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike.’- shkruan Rama.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala i Lushnjes: 20/03/2023 04:39

    Greqia ka ndërhyrë me kohë, gjysmën e ujite e kthen në liqenin e Janinës.

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2023 22:53

    /ERI/,me te degjuar e kam,por disa vite me pare thuhej qe greket do te nderhynin ne pjesen e tyre te Vjoses per interesat e tyre,por pastaj planet ndryshuan,por sic thashe me te degjuar e kam,nuk mund t'a konfirmoj dot.S.d.q.,Vjosa ka per te terhequr akoma me teper turiste sidomos tani qe mori fame nderkombetare,kanionet e Lengarices,shpella e pellumbave,Bredhi i Hotoves e sidomos pjesa qe kalon afer Permetit,jane shume piktoreske,pastaj kur kalon ne pjesen me fushore sikur e humb pak bukurine e behet me e rendomte,por sa me fat eshte,imagjino 46 diga,jo shaka!Ka shpetuar per fije.

    Përgjigju
  • Eri: 19/03/2023 14:10

    Po gazetat greke cfare thone? Pse heshtin valle ?

    Përgjigju
  • Hora: 19/03/2023 12:02

    Duhet tuteluar e mbrojtur edhe Dega e Vjosa's Shushica! Duhen ndihmuar banorët në EcoTurizëm e zhvillim !

    Përgjigju
    • Bragjinbisha: 19/03/2023 12:32

      Ju ne Hore-Vranisht plerat duhet qe te hidhen ne kosha dhe jo ne perrua .

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ilir Proda takim me drejtuesit vendorë, kërkohet rritja e vigjilencës për personat e shpallur në kërkim