Në mbledhjen e të merkurës, qeveria miratoi disa vendime te rendesishme. Nder te tjera u miratua krijimi në buxhetin e vitit 2015, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, të Fondit Kombëtar të Garancisë, në masën 300 000 000 (treqind milionë) lekë, për nxitjen e kreditimit në bujqësi dhe zhvillimin rural.


Qeveria vendosi ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës.
Po ashtu, qeveria vendosi qe Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me shoqërinë e sigurimeve "INSIG", sh.a., të bëjë sigurimin e jetës së ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake jashtë vendit për vitin 2015.


Ne mbledhjen e te merkures, qeveria vendosi qe z. Gjok Jaku emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.


Qeveria vendosi edhe miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë.

Nderkohe, qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim në kontekst të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 .
Po ashtu, qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga rikonstruksioni dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme në Bashkinë e Vorës. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)