Me debate është zhvilluar seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e Partisë Demokratike për operacionet për ndërtimet pa leje dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand.. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se kjo VKM favorizon një grup të caktuar oligarkësh dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand.
Drejtuesja e seancës kërkoi që diskutimet të mbeten vetën në kuadrin ligjor dhe të shmangen akuzat politike. Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, u shpreh se dalja e pronave në ankand nuk përjashtohet në vendim.
Pjesë nga debatet në seancë
Gazment Bardhi: Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit.
Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.
Elira Kokona: Ka një mospërputhje nëse kjo VKM i referohet një grupi më të gjerë personash. Kjo VKM ka natyrën e saj juridike, nuk e ka as kolektive, as individuale. Pyetja që kam është a keni ndryshim të qëndrimit? I referoheni një grupi të caktuar personash apo jo?
Gazment Bardhi: Janë një grup oligarkësh, që përfitojnë nga legalizimi i pasurive të tyre të paligjshme.
Kryetarja e GJK: Ju tërheq vëmendjen që debatin ta mbajmë te çështjet ligjore.
Gazment Bardhi: Unë nuk përdora asnjë fjalë fyese. Besoj kolegia nuk u fye. Përdora një term, nuk e di pse u shqetësuat ju nga përdorimi i kësaj fjale. I thashë përfiton një kategori e caktuar individës që njihen si oligarkia. Nëse unë duhet të përgjigjem me kod të caktuar, atëherë pastaj këtu jemi në censurë. Iu drejtova me shumë respekt. Nga kjo kategori përfundon një kategori e caktuar oligarkësh. Nuk janë individualisht të përcaktueshëm. Edhe ligji për planifikimin e terrutorit prek ndërtuesit e paligjshëm, Prek një grup të caktuar njerëzish.
Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?
Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.
Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.
Lajmi kryesor: