VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës! PD: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës! Bardhi: Favorizon oligarkët

VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës! PD: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës! Bardhi: Favorizon oligarkët

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim kërkesë padinë e Partisë Demokratike për VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin, pasi deputetët demokratë plotësuan kërkesën e saj, që të autorizonin me firmë një përfaqësues në seancë. Të 28 deputetët kanë autorizuar me firmë avokatin Marash Logu, krahas Gazment Bardhit dhe Dhurata Çupit.

Të dy palët dhanë argumentet mbi çështjen, por seanca u zhvillua me debate. Marash Logu kërkoi shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave me argumentin se cenon të drejtën e pronës së qytetarëve. Logu tha se nuk është faji i një qytetari që nëse ka blerë një apartament dhe papritur zbulon se e gjithë godina është konfiskuar për faj të ndërtuesit.

“Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit”, tha Marash Logu.

Gazment Bardhi tha se kjo VKM favorizon një grup të caktuar oligarkësh dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand. Drejtuesja e seancës kërkoi që diskutimet të mbeten vetëm në kuadrin ligjor dhe të shmangen akuzat politike. Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, u shpreh se dalja e pronave në ankand nuk përjashtohet në vendim.

"Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit", tha Bardhi. 

Në përfundim të seancës, Logu tha për mediat se kjo VKM amniston oligarkët pranë qeverisë. Ai tha se sot një qytetar që rregullon çatinë e shtëpisë rrezikon të gjobitet nëse nuk ka marrë leje gjë që nuk ndodh me njerëzit pranë qeverisë që ndërtojnë kate pa leje dhe më pas u jepet mundësia për t’i legalizuar. Logu tha se Gjykata e ka shtyrë dy herë seancën me qëllim.

Në tetor të vitit të kaluar, PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese nismën e firmosur nga 28 deputetë ku kërkohej shfuqizimi i vendimit të këshillit të ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, duke e konsideruar si marrje në mbrojtje të pronave të oligarkëve që kanë ndërtuar kulla në Tiranë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
VKM për ndërtimet pa leje, Marash Logu: Favorizon oligarkët pranë qeverisë, Gjykata ka zvarritur procesin qëllimisht

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marsh Logu ka folur pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për padinë mbi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Logu tha për gazetarët se Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë këtë VKM pasi synon pabarazinë e qytetarëve para ligjit. Sipas tij, me këtë VKM amnistohen oligarkët.

Ai tha se sot një qytetar që rregullon çatinë e shtëpisë rrezikon të gjobitet nëse nuk ka marrë leje gjë që nuk ndodh me njerëzit pranë qeverisë që ndërtojnë kate pa leje dhe më pas u jepet mundësia për t’i legalizuar. Logu tha se Gjykata e ka shtyrë dy herë seancën me qëllim.

“Pas dy seancave shtyrjesh krejtësisht të paarsyeshme, të panevojshme dhe të paligjshme në syrin tonë, sot patëm mundësi të merreshim me atë që është thelbi, shkeljet e rënda të kushtetutës dhe arsyet pse VKM e sjellë në Gjykatën Kushtetuese duhet të shfuqizohet.

Mund ta kishim bërë këtë seancë që në datë 11 dhe të kishim një vendimmarrje sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Sot patëm mundësi të parashtrojmë qëndrimin tonë, provat dhe raste për të cilat jemi në dijeni si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Ministrave.

Synojnë të ligjërojnë pabarazinë e qytetarëve para ligjit. Nëse je një qytetar i thjeshtë që ke riparuar çatinë e shtëpisë, shkon në burg dhe gjobitesh, por nëse je ndërtues që ke ndërtuar 10 kate pa leje në qendër të Tiranës të jepet mundësia ta legalizosh pa bërë burg madje edhe duke të asistuar institucionet shtetërore për ndjekjen e këtyre procedurave. Kjo amnisti e oligarkëve pranë qeverisë është një nga arsye kryesore pse duhet të shfuqizohet.

Nuk u mor asnjë lloj përgjigje për të gjitha ato pyetje e shqetësime që kishim për Këshillin e Ministrave. I bënë bisht përgjigjes se pse nëpërmjet kësaj VKM-je synojnë të theksojnë pabarazinë e qytetarëve përpara ligjit.

Pabarazia e trajtimit të qytetarëve në raport me biznesmenët është një nga arsyet pse Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë shfuqizimin e kësaj VKM-je si të papajtueshme me Kushtetutën.

Në një shtet ku demokracia dhe shteti i së drejtës nuk funksionon në fillim nxirret VKM-ja pastaj një ligj. Kjo ka ndodhur në rastin konkret. Më 7 shtator 2022 është miratuar VKM-ja. Më 17 mars 2023 është nxjerrë një projektligj që ka për synim të rregullojë ato aspekte problematike që ka VKM-ja.

Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e qytetarëve janë në rrezik serioz. Ta konsumojnë këtë projektligj që ndodhet në faqen publike të Këshillit të Ministrave. Të gjitha përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë procesin në Gjykatën Kushtetuese janë për t’i dhënë kohë për të rregulluar disa problematika që ka kjo VKM”, deklaroi Logu.

Logu tha se për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjitha lehtësitë e mundshme.

“Gjithë përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë proceset në Kushtetuese janë me qëllimin që t’ i japë kohë që të rregullojnë disa aspekte anti-kushtetuese të kësaj VKM. Parlamenti noterizon çdo akt edhe ligj qoftë edhe në kundërshtim me kushtetutën. Për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjithë lehtësirat që të legalizohen ndërtimet e paligjshme, për ata që kanë mbajtur ndonjë qasje kritike aplikohet masa më e rëndë që është prishja e ndërtimit. Në raste të caktuara pavarësisht se ka qenë ndërtim pa leje, diku është konfiskuar, dikush është prishur. Askush nuk di të thotë pse qeveria shqiptare ndjek standarde të ndryshme. Ky është një diskriminim i pastër. Nuk bazohet as në kushtetutë dhe as në ligj. E ka zgjedhur kjo maxhorancë”, u shpreh Logu.

Ora 11:51
VKM për ndërtimet pa leje, PD në Gjykatën Kushtetuese: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës së qytetarëve

1674041428_2741193922583650597844871313942254157525376n.jpg

Në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese për VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Partia Demokratike ka kërkuar shfuqizimin. Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu tha se një VKM e tillë cenon të drejtën e pronës së qytetarëve.

“Në tërësi cenohet parimi i hierarkisë së normave, cenohet parimi i barazisë para ligjit, cenohet e drejta e pronësisë dhe e drejta për një proces të rregullt gjyqësor kërkojmë shfuqizimin e vendimit “për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik për objektet e ndërtuara pa leje si të papërputhshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Çfarë ndodh me personat e tretë mund të kenë blerë një apartament në këto godina. Në qoftë se unë si qytetar i thjesht kam lidhur një kontratë sipërmarrje nuk kam detyrim të mbajë në kontroll ndërtuesin. Nuk mbahet në kontroll ndërtuesi. Aq më pak mund të themi nëse jam një qytetar që kam blerë një apartament dhe papritur marr vesh që gjithë godina është konfiskuar, përfshirë edhe apartamentin tim. Kjo në vlerësimin tonë e cenon në mënyrë flagrante të drejtën e pronësisë të qytetarëve që nuk kanë asnjë lloj faji pse një ndërtues mund të ndërtojë në shkelje të lejes së ndërtimit. Konfiskimi i gjithë godinës është një masë tërësisht jo proporcionale. Nuk mund të kemi konfiskim të të gjithë pasurisë por të produktit të veprës penale”, tha Marash Logu.

Ora 11:41
VKM për ndërtimet pa leje, debate në Kushtetuese! Bardhi: Po favorizohen oligarkët, apartamentet e konfiskuara të dalin në ankand

Me debate është zhvilluar seanca në Gjykatën Kushtetuese për padinë e Partisë Demokratike për operacionet për ndërtimet pa leje dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand.. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se kjo VKM favorizon një grup të caktuar oligarkësh dhe se sipas tij pronat e konfiskuara duhet të dalin në ankand.

Drejtuesja e seancës kërkoi që diskutimet të mbeten vetën në kuadrin ligjor dhe të shmangen akuzat politike. Nga ana tjetër përfaqësuesja e qeverisë, u shpreh se dalja e pronave në ankand nuk përjashtohet në vendim.

Pjesë nga debatet në seancë

Gazment Bardhi: Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit.

Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.

Elira Kokona: Ka një mospërputhje nëse kjo VKM i referohet një grupi më të gjerë personash. Kjo VKM ka natyrën e saj juridike, nuk e ka as kolektive, as individuale. Pyetja që kam është a keni ndryshim të qëndrimit? I referoheni një grupi të caktuar personash apo jo?

Gazment Bardhi: Janë një grup oligarkësh, që përfitojnë nga legalizimi i pasurive të tyre të paligjshme.

Kryetarja e GJK: Ju tërheq vëmendjen që debatin ta mbajmë te çështjet ligjore.

Gazment Bardhi: Unë nuk përdora asnjë fjalë fyese. Besoj kolegia nuk u fye. Përdora një term, nuk e di pse u shqetësuat ju nga përdorimi i kësaj fjale. I thashë përfiton një kategori e caktuar individës që  njihen si oligarkia. Nëse unë duhet të përgjigjem me kod të caktuar, atëherë pastaj këtu jemi në censurë. Iu drejtova me shumë respekt. Nga kjo kategori përfundon një kategori e caktuar oligarkësh. Nuk janë individualisht të përcaktueshëm. Edhe ligji për planifikimin e terrutorit prek ndërtuesit e paligjshëm, Prek një grup të caktuar njerëzish.

Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?

Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.

Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 03/05/2023 06:17

    Ne kulturen shqiptare " oligar" eshte e tepruar te perdoret! Bardhi si gjithmon flet dhe nuk di cfare thote e paguhet kot ne perlament dhe bashk me bashkautoret ne vjedhjet masive popullore jane oligaret e zinj te vendit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër

Ligji për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut do të shqyrtohet në mars të vitit tjetër