VKM për ndërtimet pa leje, Marash Logu: Favorizon oligarkët pranë qeverisë, Gjykata ka zvarritur procesin qëllimisht

VKM për ndërtimet pa leje, Marash Logu: Favorizon oligarkët pranë qeverisë, Gjykata ka zvarritur procesin qëllimisht

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marsh Logu ka folur pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për padinë mbi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Logu tha për gazetarët se Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë këtë VKM pasi synon pabarazinë e qytetarëve para ligjit. Sipas tij, me këtë VKM amnistohen oligarkët.

Ai tha se sot një qytetar që rregullon çatinë e shtëpisë rrezikon të gjobitet nëse nuk ka marrë leje gjë që nuk ndodh me njerëzit pranë qeverisë që ndërtojnë kate pa leje dhe më pas u jepet mundësia për t’i legalizuar. Logu tha se Gjykata e ka shtyrë dy herë seancën me qëllim.

“Pas dy seancave shtyrjesh krejtësisht të paarsyeshme, të panevojshme dhe të paligjshme në syrin tonë, sot patëm mundësi të merreshim me atë që është thelbi, shkeljet e rënda të kushtetutës dhe arsyet pse VKM e sjellë në Gjykatën Kushtetuese duhet të shfuqizohet.

Mund ta kishim bërë këtë seancë që në datë 11 dhe të kishim një vendimmarrje sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Sot patëm mundësi të parashtrojmë qëndrimin tonë, provat dhe raste për të cilat jemi në dijeni si dhe t’u përgjigjemi pyetjeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Ministrave.

Synojnë të ligjërojnë pabarazinë e qytetarëve para ligjit. Nëse je një qytetar i thjeshtë që ke riparuar çatinë e shtëpisë, shkon në burg dhe gjobitesh, por nëse je ndërtues që ke ndërtuar 10 kate pa leje në qendër të Tiranës të jepet mundësia ta legalizosh pa bërë burg madje edhe duke të asistuar institucionet shtetërore për ndjekjen e këtyre procedurave. Kjo amnisti e oligarkëve pranë qeverisë është një nga arsye kryesore pse duhet të shfuqizohet.

Nuk u mor asnjë lloj përgjigje për të gjitha ato pyetje e shqetësime që kishim për Këshillin e Ministrave. I bënë bisht përgjigjes se pse nëpërmjet kësaj VKM-je synojnë të theksojnë pabarazinë e qytetarëve përpara ligjit.

Pabarazia e trajtimit të qytetarëve në raport me biznesmenët është një nga arsyet pse Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë shfuqizimin e kësaj VKM-je si të papajtueshme me Kushtetutën.

Në një shtet ku demokracia dhe shteti i së drejtës nuk funksionon në fillim nxirret VKM-ja pastaj një ligj. Kjo ka ndodhur në rastin konkret. Më 7 shtator 2022 është miratuar VKM-ja. Më 17 mars 2023 është nxjerrë një projektligj që ka për synim të rregullojë ato aspekte problematike që ka VKM-ja.

Shteti i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e qytetarëve janë në rrezik serioz. Ta konsumojnë këtë projektligj që ndodhet në faqen publike të Këshillit të Ministrave. Të gjitha përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë procesin në Gjykatën Kushtetuese janë për t’i dhënë kohë për të rregulluar disa problematika që ka kjo VKM”, deklaroi Logu.

Logu tha se për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjitha lehtësitë e mundshme.

“Gjithë përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë proceset në Kushtetuese janë me qëllimin që t’ i japë kohë që të rregullojnë disa aspekte anti-kushtetuese të kësaj VKM. Parlamenti noterizon çdo akt edhe ligj qoftë edhe në kundërshtim me kushtetutën. Për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjithë lehtësirat që të legalizohen ndërtimet e paligjshme, për ata që kanë mbajtur ndonjë qasje kritike aplikohet masa më e rëndë që është prishja e ndërtimit. Në raste të caktuara pavarësisht se ka qenë ndërtim pa leje, diku është konfiskuar, dikush është prishur. Askush nuk di të thotë pse qeveria shqiptare ndjek standarde të ndryshme. Ky është një diskriminim i pastër. Nuk bazohet as në kushtetutë dhe as në ligj. E ka zgjedhur kjo maxhorancë”, u shpreh Logu.


Lajmi kryesor:

VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës! PD: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës! Bardhi: Favorizon oligarkët


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë