TIRANË- Pas mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave përcaktoi sot personalitetet dhe objektet e tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës. Një ndër personalitet e shtuar së fundmi në listën e mbrojtura nga Garda është edhe emri i Ilirian Celibashi.

Gjithashtu do të merret në mbrojtje edhe Kryenegociatori për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Zef Mazi si edhe të gjithë ministrat, pa asnjë përjashtim. Më herët ruheshin nga garda ministri i Brendshëm dhe ai i Jashtëm, por me firmë të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, pjesë e listës do të jetë i gjithë kabineti qeveritar.

Në listën është shtuar edhe Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi si edhe të gjithë drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë, kryetarët dhe gjyqtarët e KPK, KPA, Komisionerët Publikë, si edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndërkohë më herët, u mori vendimi që të mbrohej nga Garda edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mbroheshin deri tani nga Garda
Presidenti
Kryetari i Kuvendit
Kryeministri si dhe pjestërarët e tyre
Zv.kryetari i Kuvendit, Zv.kryeministri
Ministri i Brendshëm
Ministri i Punëve të Jashtme
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Kryetari i Gjykatës së Lartë
Personalitete të huaja në vlerësim dhe me kërkesë të Protokollit të Shtetit gjatë kohës së qëndrimit të tyrer në territorin e Republiksë së Shqipërisë

Me vendimin e Këshillit të Ministrave të marrë sot, pjesë e personaliteteve që do të mbrohen nga Garda janë
a) Prokurorin e Përgjithshëm;
b) Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit;
c) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ç) Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare;
d) Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare;
dh) Anëtarët e Këshillit të Ministrave;
e) Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë;
ë) Kryetarin e Bashkisë së Tiranës;
f) Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
g) Kryetarët e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;
gj) Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave;
h) Kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
i) Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve;
j) Kryetarin e komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisionerët Publikë, vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
k) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri;
l) Pjesëtarët e familjeve, si: bashkëshorti, bashkëshortja dhe fëmijët deri në moshën 18 vjeç të Presidentit, të kryetarit të Kuvendit e të Kryeministrit, kur ka informacione nga strukturat ligjzbatuese se kërcënohet jeta e tyre.

2. Garda e Republikës së Shqipërisë ruan e mbron banesat ku jetojnë apo akomodohen dhe objektet ku ushtrojnë veprimtarinë edhe këto personalitete:

a) Banesat e:
i. Zëvendëskryeministrit;
ii. ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë;
iii. drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit;
iv. prokurorit të Përgjithshëm;
v. ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

b) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë:
i. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit;
ii. Prokuroria e Përgjithshme.
c) Objektet ku zhvillojnë veprimtarinë dhe akomodohen personalitetet shtetërore