FOTO/ Vladimir Putin dhe jeta e tij misterioze! Djemtë e 'fshehtë' dhe e dashura gjimnaste

FOTO/ Vladimir Putin dhe jeta e tij misterioze! Djemtë e 'fshehtë' dhe e dashura gjimnaste

Presidenti rus Vladimir Putin dhe gjimnastja Alina Kabaeva

Vladimir Putin gjithmonë është përpjekur që të shmangë deklaratat lidhur me familjen e tij dhe jetën private, prandaj ka shumë pak informacione. Ajo që dihet tashmë zyrtarisht është se Putin është babai i dy vajzave.

Maria Vorontsova e njohur ndryshe si Mariya Vladimirovna Putina është vajza e parë e presidentit rus ajo ka lindur në 28 prill të vitit 1985 dhe në profesion është një endokrinologe dhe vajza e parë e presidentit rus.                  
Vorontsova është e martuar me një biznesmen holandez të quajtur Jorrit Faassen. Rportohet se në vitin 2013 së ajo së bashku me bashkëshortin jetonte në një apartament në Holandë në ndërtesën më të lartë të banimit në fshatin Voorschoten, por në vitin 2014, banorët holandezë kërkuan që Voronstova së bashku me të shoqin të dëboheshin nga vendi dhe kërkesa erdhi menjëherë pas ngjarjes kur Fluturimi 17 i Malaysia Airlines u rrëzua nga rebelët pro-rusë në Ukrainë.  

Vorontsova ende nuk ka komentuar asgjë publikisht në lidhje me pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia , por raportohet se njerëzit e afërt që kanë komunikuar me të kanë thënë se ajo e mbështet babanë e saj në luftën e tij për të marrë nën kontroll Ukrainën.

Katerina Vladimirovna Tikhonova është vajza tjetër e njohur e presidentit rus, ajo ka lindur në Gjermani në vitin 1986, kur Putini ishte asokohe në KGB. Ndryshe nga motra e madhe  Tikhonova ka pasur më shumë dalje publike. Për vite Tikhonova ka qenë kërcimtare akrobate dhe pjesëmarrëse  në shumë konkurse.

Në vitin 2013 Tikhonova u martua me Kirill Shamalov, djalin e një miku të vjetër të Presidentit Putin. Shamalov u sanksionua nga SHBA në vitin 2018 për rolin e tij në sektorin energjetik të Rusisë. Thesari i SHBA-ve tha se pasuria e tij u rrit  në mënyrë drastike që pas martesës me vajzën e tij. Që prej atij viti dyshja u nda. Raportohet se  Tukhonova është nëndrejtoreshë e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Të dyja vajzat asnjëherë nuk janë prezantuar në publik si vajzat e presidentit. Putini ka thënë më herët se dëshiron që vajzat e tij në kenë një jetë të thjeshtë. Përveç  vajzave të tij presidenti rus ka mbajtur plotësisht private dhe jetën e tij personale.

Megjithëse prej vitesh shumë lajme kanë qarkulluar për një martesë të tijën me gjimnasten e njohur ruse Alina Kabaeva.

Putin është divorcuar nga gruaja e tij e parë Lyudmilla Skrebniova që prej vitit 2013, pas një martese 30 vjeçare. Asokohe kur Putini po divorohej thuhej se kishte lidhje jashtëmartesore me gjimnasten Kabaeva. Ajo është një gjimnaste e njohur ruse dhe fituese e medaljes së artë Golden Rhytmic 2004 në Olimipiadën e Gjimnastikës në Athinë. 

Kabaeva thuhet se ka dy djem me Presidentin rus edhe pse Kabaeva dhe Putin nuk e kanë konfirmuar kurrë zrtarisht gjë gjë ët tillë. Në vitin 2008, gazeta ruse “Moskovsky Korrospodent” publikoi një artikull në të cilin thuhej se Putini është divorcuar nga gruaja e tij dhe kishte vendosur të martohej me Kabaevan, por lajmi u hodh poshtë ndërsa gazeta u mbyll që prej publikimit të tij.

Kabaeva nga një ish –gjimnaste u bë pjesë e politikës. Ajo ushtroi funksionin e deputetes pro-Kremlinit për tetë vjet, ndërsa në vitin 2014 u emërua nga Kremlini në në një post të lartë për të drejtuar Grupin Kombëtar të Medias nën pronësinë shtetërore me një pagë të raportuar asokohe prej 10 milion dollarësh në vit.

Pavarsisht profilit të lartë shtetëror Kabaeva ka pasur shumë pak dalje publike gjatë viteve të fundit. Edhe pse raportohet se gjimnastja ruse dhe presidenti rus janë prindër të dy djemve. Në vitin 2013 ajo ka mohuar të kishte fëmijë.

Flitet se presidenti rus e ka fshehur familjen e tij në Zvicër, në një kohë që vendimi i Zvicrës për mos të qëndruar neutrale duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Rusisë ka tronditur komunitetin ndërkombëtar.

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi më 28 shkurt se ngriu asetet e një liste individësh dhe komanish ruse, duke vënë në dukje se sanksionet financiare kundër presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe Ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov  do të zbatoheshin menjëherë  dhe me të njëjtat efekte.

Nuk është ende e qartë se si këto sanksione mund të ndikojnë tek fëmijët e Putinit dhe Kabavevas duke qenë se ata dyshohet se kanë pasaporta zvceriane dhe pasuritë e tyre janë fshehur me shumë kujdes./The Week

Vladimir Putin dhe gjimnastja Alina Kabaeva 

Gjimnastja Alina Kabaeva

Vladimir Putin dhe Alina Kabaeva 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë