1763992162_vladimirputin.jpg

Shtetet e Bashkuara dhe “derrat e vegjël evropianë” të tyre ishin të bindur se mund ta shkatërronin shpejt Rusinë dhe të përfitonin prej saj, ka deklaruar presidenti Vladimir Putin. Kështu raporton agjencia Ria Novosti.

“Derrat e vegjël evropianë u bashkuan menjëherë me administratën Biden, me shpresën për të përfituar nga shembja e vendit tonë, duke rimarrë atë që kishin humbur në periudha historike të mëparshme dhe duke u përpjekur të hakmerreshin,” tha udhëheqësi i Kremlinit gjatë një mbledhjeje të gjatë me drejtuesit e ushtrisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Starmer transferon 2,5 mld euro për Kievin nga asetet e Abramoviç! Putin kërkon ndryshim elitash në Evropë: Liderët aktual "derra të vegjël"