Vladimir Putin nga Kosova? Gazeta gjermane BILD zbulon ADN e presidentit rus

Vladimir Putin nga Kosova? Gazeta gjermane BILD zbulon ADN e presidentit rus

Vladimir Putin dhe Kosova

Nga frika se dikush mund të zbulojë prejardhjen e tij gjenetike dhe “dobësitë” e mundshme, Vladimir Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e mysafirëve të tij. Ai përdor vetëm filxhanë dhe gota që i sjell vetë dhe i mbledh pas përdorimit. Madje, që nga viti 2017, ai dyshohet se ka punësuar agjentë që gjatë udhëtimeve të tij jashtë vendit mbledhin jashtëqitjet e tij dhe i kthejnë në Rusi për t’i asgjësuar, në mënyrë që askush të mos analizojë ADN-në e tij.

Por të gjitha këto masa tani nuk e ndihmojnë më. ADN-ja e Putinit është zbuluar!

Hakerët, me porosi të një institucioni shtetëror, janë futur në kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit rus. Rezultatet e këtij zbulimi i janë dorëzuar gazetës BILD.

Vladimir Putin dhe Mikhail Putin ndajnë një lidhje të drejtpërdrejtë gjenetike. Gjyshërit e Putinit janë stërgjyshërit e Mikhailit, që do të thotë se ata kanë një përputhje gjenetike prej 6,25 për qind.

Për më tepër, të dy ndajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, pasi kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.

Ashtu si shumica e anëtarëve të familjes Putin, Mikhail Putin ka një punë të rëndësishme dhe të mirëpaguar në kompaninë shtetërore Gazprom, ashtu si edhe djali i tij.

Por ajo që bënë hakerët ishte vërtet befasuese: ata zbuluan se nipi i dytë i Putinit kishte bërë një test gjenetik në dhjetor 2022 në kompaninë ruse “Genotek”, rezultatet e të cilit i mori në shkurt 2023.

Testi gjenetik i Mikhail Putinit zbuloi se Vladimir Putin dhe të gjithë meshkujt e familjes së tij i përkasin haplogrupit të rrallë E-V13, që është i pazakontë në Rusi.

Ky grup gjenetik ka origjinën në Kosovën e sotme, ku 30 për qind e popullsisë e posedon atë. Në të gjithë Ballkanin, kjo përqindje është rreth 15 për qind, ndërsa në Rusi më pak se 5 për qind.

Pjesa e lajmit të BILD ku thuhet se grupi gjenetik që ka Vladimir Putin gjendet në Kosovë

Por ky gjen ka edhe disa pasoja për mbartësit e tij, përfshirë Vladimir dhe Mikhail Putin.

Një nga rreziqet kryesore është një predispozitë më e lartë për kancer të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka treguar një lidhje midis kësaj sëmundjeje dhe gjenomit të Putinit.

Gjithashtu, sipas hakerëve, Mikhail Putin është veçanërisht i prirur ndaj paranojës, por nuk dihet nëse kjo vlen edhe për xhaxhain e tij, Vladimir Putinin.

Një detaj tjetër befasues është se sipas një raportimi të “Daily Mail” në vitin 2010, edhe Adolf Hitler ishte pjesë e haplogrupit të rrallë E-V13 (i njohur gjithashtu si E1b1b).

A është ky shkaku i sekretit të madh të Putinit?

Fati i keq për të është se nipi i tij i dytë, jo vetëm që u përpoq të mësonte më shumë për prejardhjen e tij gjenetike, por edhe nuk ishte shumë kreativ në zgjedhjen e fjalëkalimit për llogarinë e tij në “Genotek”, duke lehtësuar punën e hakerëve.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Afrim: 24/03/2025 21:40

    Ska nevoj per test gjenetik, Putini duket qe nga fytyra qw eshte shqiptar kosove :)))))

    Përgjigju
  • Igor: 24/03/2025 20:09

    Pra ndoshta qe ka prejardhjen Dardane dhe per ate nuk i don Shqipetaret si shum tjere Ortodoks Shqipetare ne Jugosllavi nuk donin te dinin se jane Shqipetare ,si gjysma e Arvaniteve qe jane kunder popullit te vet Shqipetare,Arbereshet ne Itali e bejne te njejten ndoshta kane te drejte kur neve nuk e duam njeri tjetrin pse te na duan ata kur shohin se neve vritemi me njeri tjetrin dhe ne tv bertasim vellezer dhe motra qesharake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon! Kthupi: Si çunat e lagjes! Tafani: S’është lobist 

Galdini ironizon Mediun: Është bërë si “Ministër Amerika”! Valteri: PD i ka paguar 5 mln euro, më vjen keq për Garon! Kthupi: Si çunat e lagjes! Tafani: S’është lobist