Vlahutin: BE ka trefishuar fondet
për Shqipërinë, zyrë në cdo bashki

Vlahutin: BE ka trefishuar fondet<br />për Shqipërinë, zyrë në cdo bashki
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë një aktiviteti për Shoqërinë Civile ka deklaruar se është trefishuar ndihma e BE për Shqipërinë, ndërsa shtoi se duhet të investojmë te nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror.
 
Diplomatja deklaroi se Bashkimi Europian do të investojë në krijimin e zyrave të BE në cdo bashki.
 
Vlahutin gjithashtu u shpreh se do të investojmë për median dhe lirinë e mendimit.

"Duhet të reflektojmë që shoqëria civile të ketë hapësirën e saj. Ligji për vullnetarizmin dhe shoqërinë civile janë shumë të rëndësishme.
 
Do investojmë tek nxitja e debatit në nivel lokal dhe qendror. E treta do të investojmë në krijimin e zyrave të BE në cdo bashki.
 
Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm dhe zëri i qytetarëve duhet të ndihet më shumë.
 
Qytetarët duhet të përfshihen në cdo ndryshim që vendi po kalon, ndihma nga BE për Shqipërinë është trefishuar.
 
Ligji fiskal për organizatat jo fitimprurëse duhet të jetë i rëndësishëm
" tha ambasadorja.

Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në cilësinë e kryetarit të këshillit kombëtar të shoqërisë civile deklaroi objektivat kryesore për stimulimin e mjedisit mundësues dhe thellimin e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike me qëllim përmirësimin e legjislacionit, rritjen e cilësisë dhe efektivitetit të strukturave institucionale dhe mekanizmave të bashkëpunimit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure