Vlahutin-fëmijëve: Mos e lini
Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju

Vlahutin-fëmijëve: Mos e lini<br />Shqipërinë, vendi ka nevojë për ju<br>
Gjatë një marshimi për të drejtat e fëmijëve në qytetin e Laçit sot, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin u shpreh se “Duhet t’u japim rëndësi të vegjëlve, pasi janë atë që meritojnë vëmendje”.

Vlahutin tha se nuk është hera e parë që ndërmerret një nismë e tillë, pasi më herët ky aktivitet është zhvilluar edhe në Dibër.

Me rastin e ditës së të drejtave të fëmijëve, gjatë një takimi që pati me disa vogëlushë në Kurbin, ambasadorja Vlahutin iu drejtua atyre duke u kërkuar: “Ngrijeni gjithnjë zërin tuaj dhe flisni hapur sikurse bëtë sot. Zgjidhja nuk është të largoheni nga Shqipëria, por ta ndryshoni atë. Vendi ka nevojë për ju. Asnjë vend nuk mund të ndryshojë pa fëmijët e tij”.

Më herët gjatë ditës, në kuadër të strategjisë së drejtësisë për të miturit, ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj tha se “mbështesim rekomandimet përkatëse për angazhimin e strukturave policore në këtë proces përmes përmirësimit të infrastrukturës në komisariate. Mjediset e pritjes duhet që të jenë të ndara nga mjediset e të rriturve dhe të ketë akses në mjediset policore të të miturve me aftësi të kufizuara. Duhet të ketë gjithashtu trajnimin të punonjësve të policisë. Të miturit në sistemin e drejtësisë penale janë vulnerabël dhe mbrojtja e tyre është ndër objektivat kryesore. Policia duhet të respektojë të drejtat dhe dinjitetin e të miturve, duke mbajtur parasysh moshën e tyre, nevojat e veçanta, praninë e prindit apo avokatit etj. Jemi të angazhuar për të bërë ndryshime cilësore. Të drejtat e fëmijëve janë në fokusin e MPB-së për të patur një drejtësi miqësore për të miturit” – tha Xhafaj.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme