Vlahutin i dorëzon progres-raportin, Meta: Politika e bashkuar për integrimin/FOTO

Vlahutin i dorëzon progres-raportin, Meta: Politika e bashkuar për integrimin/FOTO

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta priti ka përshëndetur çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa ka përcjellë mesazhin se për integrimin e vendit politika shqiptare është e bashkuar. Në një takim në Presidencë me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, kreu i Shtetit mirëpriti rekomandimin dhe e cilësoi si “akt inkurajues, i shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit”.

Meta shtoi se "ky moment do të sjellë një reflektim të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara”. Presidenti e vlerësoi Komisionin si një mik të çmuar e të pakursyer të vendeve kandidate, duke u vetëdëshmuar një forcë e madhe tërheqëse drejt zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Duke e konsideruar raportin e progresit për Shqipërinë në harmoni të plotë me strategjinë e zgjerimit që synonte një perspektivë të besueshme dhe angazhim të thelluar të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka miratimi i kësaj qasjeje dhe rekomandimit të Komisionit nga Këshilli Evropian i qershorit, për të nisur etapën e re të procesit të negociatave të anëtarësimit.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që ky raport dhe, posaçërisht rekomandimi për çeljen e negociatave, i gjen të gjithë aktorët politikë, institucionalë dhe qytetarët shqiptarë të bashkuar në dëshirën për të përparuar sa më shumë dhe sa më parë drejt BE-së, pa mëdyshje.

Ai shprehu besimin se ky moment do t’i shërbejë një reflektimi të thellë dhe serioz për përballjen e sfidave të mëdha që kemi përpara, për ta bërë Shqipërinë një vend evropian më shpresëdhënës.

Njoftimi i Presidencës për takimin Meta-Vlahutin

Ora 19:16
Vlahutin i dorëzon progres-raportin, Meta: Reflektim për sfidat përpara
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ben Tironci: 17/04/2018 22:55

      Nuk i ndau blloqet nga dora ky koketuli i Skraparit.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

    Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)