Dibra është një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, pasi rreth 60% e familjeve jetojnë me përkrahje sociale.
Kështu është shprehur ambasadorja e BE Romana Vlahutin gjatë një takimi në bashkinë e Dibrës ndërsa tha se jetesa këtyre banorëve vështirësohet edhe për shkak të infrastrukturës së keqe.
Për këtë arsye Vlahutin u shpreh se do ti kërkojë informacion ministrisë së Transporteve lidhur me situatën e rrugës së Arbrit, pasi sikur tha ajo kjo është një cështje që nuk mund të luhet me të.
"Ajo që është më e rëndësishme tani është që të përfundohet rruga e Arbitrit dhe sa më është thënë mua kanë mbetur vetëm 25 km. Unë do të bëj një takim me ministrin e Transportit për të kuptuar nga afër për planet.
Ky nuk është projekt i BE, por ama kjo rruga do të jetë parakusht për shumë zhvillime në rajon" tha ambasadorja.
Ngritja e kësaj cështje nga ambasadorja Vlahutin u mirëprit edhe nga kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.
"Ambasadorja është angazhuar me shumë projekte për Dibrën" tha Rama.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, përfaqësuesi i përhershëm i OKB Brajan Williams dhe ambasadorja çeke zgjodhën Dibrën në një aktivitet të organizuar nga organizata World Vizion që merret kryesisht me të drejtat e fëmijëve. Takimi ishte organizuar në formë bashkëbisedimi me fëmijët e Dibrës
[gallery]19777[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO/Dita ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve, Vlahutin në Dibër