Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin nga qyteti i Kukësit ka deklaruar se faza e parë e Reformës në Drejtësi do të jetë Vetingu dhe procesi mund të zgjasë 3 vite.
“Ne do të shikojmë disa përfitime që do të duken shumë shpejt. Faza e parë është ajo e Vettingut, që mund të dojë 3 vjet.
Kjo është reforma më e madhe që do të ndërmarrë ndonjëherë Shqipëria në rrugën e BE. Prandaj duhet të jemi realist, edhe për atë sa kohë do të duhet, ajo që është e rëndësishme nuk ka kthim prapa, duhet të vazhdohet të ecet përpara”deklaroi ambasadorja.
Sa i përket monitorimit ndërkombëtar të procesit të zbatimit të Reformës në Drejtësi, Vlahutin u shpreh se ‘’Reformën e duan njerëzit dhe s’mund ta shpërfillin politikanët.
Veç kësaj sistemi i monitorimit ndërkombëtar është i tillë. Sa më shumë t’i afrohet Shqipëria BE aq më të rrepta janë kërkesat.
Kjo është reforma me e madhe që mund të ndërmarrë Shqiperia ndonjëherë. Nuk ka kthim prapa. Ju premtoj se BE ka për të qenë shume strikte në kërkesat dhe implementimin e reformës’’.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin ishte në Kukës në një takim me kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu. Pjesmarrës ishin edhe disa antarë të shoqërisë civile që kanë folur me ambasadoren rreth reformës në drejtësi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com