/ATSH/ - Kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, mori pjesë sot në konsultimin e shoqërisë cvile për programin e Bashkimit Europian për dy vitet e ardhshme.
Ambasadorja Vlahutin theksoi në fjalën e saj se, "roli i shoqërisë civile është me rëndësi për integrimin europian".
Vlahutin u shpreh se është e nevojshme të intensifikohet aktiviteti i shoqërisë civile. Sipas saj, "shoqëria civile duhet të marrë pjesë në debatin politik".
Ambasadorja Vlahutin shtoi ndër të tjera se, është e rëndësishme që shoqëria civile të marrë një rol rajonal. Duhet që shoqëria civile të jetë më aktive dhe t'i japë zërin qytetarëve, duke ndihmuar në nismat e BE, tha ajo.