Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka folur për herë të parë lidhur me lajmet e përhapura në media se ajo ka shtuar masat e sigurisë në Tiranë, pasi ndihet e kërcënuar.
Në një intervistë për gazetën kroate “Jutarnji list”, ambasadorja Vlahutin thekson se ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe mohon të jetë kërcënuar me jetë.
“Titujt e gazetave se gjoja më kërcënojnë me vdekje janë ekzagjerim. Megjithatë, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të grupeve të caktuara të interesit që përpiqen të na trembin, është dashur të merren disa masa paraprake. Kolegu im ambasador amerikan i ka truprojat që nga fillimi i mandatit”, ka deklaruar Vlahutin.
Ambasadorja e BE-së ka folur edhe për rezistencën që po i bëjnë Vettingut një grup i vogël politikanësh në Shqipëri.
Ajo e cilëson historike Reformën e Drejtësisë dhe thekson se tashmë pjesa më e rëndësishme e kësaj reforme mbetet procesi i Vettingut.
Sipas saj, është pikërisht procesi i Vettingut ai që ka prekur interesat e një grupi të vogël njerëzish që po bëjnë rezistencë.
“Vettingu natyrisht është një kërcënim i madh për grupet e interesit, të cilat kanë kontrolluar pjesë të mëdha të gjyqësorit, aksionet janë të mëdha, prandaj për këtë arsye edhe rezistenca e tyre është e ashpër. Flasim për gjyqësorin, në të cilin, për shembull, kryeprokuror i shtetit është ende personi të cilit Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia morën vizën për të hyrë atje, si dhe rrethi më i afërt i bashkëpunëtorëve të tij. Situata me gjyqësorin ishte e padurueshme dhe Shqipëria nuk kishte tjetër zgjidhje, te ne ekziston një thënie ‘ilaçi i duhur në plagën e duhur’, dhe kjo është pikërisht ajo që solli reformat e gjyqësorit”, shpjegon ajo.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë ka dhënë një shpjegim edhe për akuzat lidhur me një vilë luksoze të blerë në Tirane.
Vlahutin thekson se gjithçka është e trilluar, apo siç thuhet sot ‘fake news’ lajme të rreme.
“Disa politikanë shqiptarë janë duke bërë gjithçka që diplomatët dhe komunitetin ndërkombëtar t’i përfshijnë në konfliktet e tyre të brendshme dhe t’i përdorin si alibi për gabimet e tyre”- tha ajo.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO