Vlahutin takohet me Vasilin: Të
krijohen organe të reja gjyqësore

Vlahutin takohet me Vasilin: Të<br />krijohen organe të reja gjyqësore
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në të parin takim zyrtar në detyrën e re ka pritur Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin.
 
Ministri Vasili dhe Vlahutin janë ndalur në rëndësinë e zhvillimeve të pritshme në kuadër të reformës në drejtësi, por edhe të ecurisë së mëtejshme të punës së misionit Euralius 4 në vendin tonë.
 
Vlahutin ka shprehur mirënjohjen e saj për rolin konstruktiv që sipas saj ka luajtur Ministri Vasili gjatë rrugës së gjatë dhe sfiduese të formësimit të reformës në sistemin e drejtësisë, rrugëtim i cili sipas saj ka pasur shpesh dinamika të shoqëruara me ngërçe, të cilave Ministri Vasili ju është përafruar me maturi.
 
Sipas Vlahutin edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues dhe lind nevoja e domosdoshme për frymën e koordinimit dhe bashkërendimit të përgjegjësive të ndërsjellta.
 
Nga ana e tij, Ministri Vasili solli në vëmendje se raporti i Ministrisë së Drejtësisë me sistemin aktual tashmë ka një qasje tërësisht të re.
 
Ai theksoi nevojën për implementimin sa më të shpejtë të reformës, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e nisjes sa më parë të ndërtimit të institucioneve të reja, të cilat janë pashmangshmërisht të lidhura me finalizimin e procesit të vetting-ut.
 
Gjithashtu temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte edhe paketa me 27 ligje e punuar nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm, për të cilën Ministri Vasili vlerësoi se fokusi duhet të jetë tek ato ligje që e formësojnë thelbësisht reformën.

Pak ditë përpara mbledhjes se Komitetit Drejtues të Misionit Euralius 4, Ministri Vasili dhe Vlahutin janë ndalur në rimodelimin e strukturës aktuale të tij, duke u shprehur se fokusi i punës së këtij misioni duhet të jetë në mbështetje të plotë të institucioneve të reja që pritet të konstituohen, proces i cili do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Vasili
Vasili
Vasili

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës