TIRANE – Një ditë pas progres raportit ku Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin thotë se ky rekomandim pozitiv është një objektiv që tregon progresin që ka bërë Shqipëria.
Në bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Shkencave Sociale, Vlahutin tha se vetting-u, procesi që do marrë në shqyrtim të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, është kushti kryesor ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ambasadorja kërkoi që të bëhet më shumë në fushën e lirisë së të shprehurit.
“ Raporti solli një lajm të mirë për Shqipërinë. Komisioni Europian përcolli rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave. Raporti është objektiv dhe tregon se ku gjendet Shqipëria. Objektivi ynë i përbashkët është anëtarësimi në BE. Eshte pozitiv fakti se korrupsioni në nivel të lartë nuk tolerohet. Do të jetë një proces i gjatë, por BE do të asistojë Shqipërinë. Shqipëria duhet të arrijë standardet që të bëhet pjese e BE.”
Ambadorja foli edhe për një nga prioritetet e vendit, që është reforma në drejtësi.
“Vettingu është kushti kryesor për hapjen e negociatave. Ai është i rëndësishëm dhe për zbatimin e tij duhen burime njerëzore të duhura. Është shumë e qartë se ritmi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i lidhur ngushte me ritmin e aplikimit të reformës në drejtësi.
Vlahutin kërkoi që studentët të fokusohen në fusha që kanë nevojë tregjet e punës. E pyetur nga studentët për zgjedhjen e Trump President të SHBA dhe “BREXIT”, Vlahutin u shpreh se respekton cdo vullnet të popullit.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO