Vlashent Sata koncert në Teatrin
Metropol,të ardhurat për jetimët

Vlashent Sata koncert në Teatrin<br />Metropol,të ardhurat për jetimët
Zëri dhe timbrika e veçantë e kantautorit Vlashent Sata, stili i tij, poezia e teksteve dhe tingulli i zgjedhur i muzikës, do të vijnë në koncertin e datave 25 e 26 maj në Teatrin e Metropolit në Tiranë. 

Në koncert Sata do të luajë edhe në piano, ku do të shoqërohet nga muzikantët Gent Rushi, në fizarmonikë, Ermal Rodi në klarinetë, Denis Hima në kitarë, etj. 

Ky album është një frymëzim për të gjitha dashuritë, thotë ai.

Koncerti  i paraprin promovimit të albumit “Hëna e plotë” të kantautorit Vlashent Sata më 3 qershor  në Francë. 

vlashent sata

Shata kujton disa çaste të bukura që ka kaluar në një qendër të fëmijëve pa mbështetje kur këndonte “Erdhi dita”. Është rasti t’i kërkojmë një reagim për abuzimet e kohëve të fundit me fëmijët në jetimoren e Shkodrës. Ja përgjigja e tij

"Unë e vetmja gjë që mund të them është se çfarë unë bëj. Më shumë se fjalët flasin veprat. Nëqoftëse njerëzit e ndjejnë që mund ti bëjnë mrië, flas për të gjithë individët, nëse e ndjejnë që duhet të bëjnë dicka për fëmijët le ta bëjnë. Në momentin që tejkalojnë hendeqet opse gropat që kemi brenda vetes, kur i bëjmë mirë dikujt tjetër kjo gjë na ushqen neve“ tha ai.

vlashent sata

Kantautori Vlashent Sata, që prej kohësh e ka kthyer në një hit këngën për nënën, ka një surprizë për fëmijët e mbetur pa mbështetje. Do të falë të ardhurat nga koncertet për këta fëmijë.

"Të ardhurat e atij koncerti, shpresoj shumë që të paguajmë të gjitha gjërat teknike që na duhen për koncertin, ne ti kalojmë për fëmijët ejetimë të qytetit të tim eti, Shkodrës“ tha ai.

vlashent sata


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë