Vlen 9 milionë euro dhe luan sezonin e dytë në Bundesligë! Brajan Gruda objektivi i Sylvinhos

Vlen 9 milionë euro dhe luan sezonin e dytë në Bundesligë! Brajan Gruda objektivi i Sylvinhos

Brajan Gruda dhe Sylvinho

Brajan Gruda është dëshira e madhe e kombëtares shqiptare të futbollit. Sulmuesi që luan edhe në krah si i avancuar vlen 9 milionë euro dhe prej dy sezonesh është pjesë e ekipit të parë të Mainz në Bundesligë.

19-vjeçari i vitlindjes 2004 tanimë është në planet e Kombëtares. Më pak se dy javë më parë vetë trajneri Sylvinho me stafin e tij udhëtuan drejt Gjermanisë dhe ndoqën ndeshjen mes Frankfurt dhe Mainz, me Grudën që ishte në tribunë për shkak dëmtimi.

Ky udhëtim nuk ka mbetur pa u vënë re, me Sylvinhon që i ka dërguar një mesazh të qartë Grudës se e dëshiron në ekip. Në 838 minutat e këtij sezoni në elitën e Gjermanisë, Gruda ka shënuar një gol në 17 ndeshje dhe është "asi" i ekipit për të ardhmen.

I lindur në Speyer në 31 majin e 2004, Gruda ka qenë pjesë e moshave të Gjermanisë dhe paçka moshës më të vogël luan me U-21 e Panzerave, ku është aktivizuar në pesë takime.

Gruda luan në pozicionin e Jasir Asanit dhe nëse djaloshin e 'thërret gjaku' dhe i jep dakordësinë trajnerit, atëherë Kombëtarja do 'blindohej' në atë pozitë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë