Vlerësimi, Qosja fiton
çmimin Beqir Musliu

Vlerësimi, Qosja fiton <br />çmimin Beqir Musliu
Juria, e kryesuar nga Faik Shkodra, dhe në përbërje të Sabit Rrustemit dhe Nuhi Rexhepit, ka bërë të hënën publik fituesin e çmimit letrar Beqir Musliu, që do të ndahet solemnisht më 15 qershor, në ditën e çlirimit të Gjilanit. Sipas jurisë, fitues i sivjetmë i këtij çmimi është Rexhep Qosja, të cilin Shkodra e cilësoi si fitues meritor për sivjet. “Po të merresh me krijimtarinë e Beqir Musliut, me poezinë, metaforat, simbolet, punën krijuese dhe artistike etj. - që nuk është studiuar sa duhet, do të thotë të kalosh shumë kohë dhe të studiosh gjithë simbolistët prej Francës, Anglezëve e tutje, sepse ai kishte një fantazi, një imagjinatë, e një vizion të veçantë që assesi s’mund ta përmbledhësh. Ndaj çmimin që ne e kemi ndarë është një konsensus unanim i jurisë për këtë përzgjedhje të Rexhep Qosjes’, arsyetoi ai vendimin e Ars Club ‘Beqir Musliu’. Konkurrent të Qosjes për çmim ishin edhe Agim Vinca, Jusuf Buxhovi, Salih Bashota, Nehat Sopaj, Anton Nik Berishën etj. Por, ja që “Qosja i plotësonte të gjitha kriteret të cilave u përmbahet juria”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga KK e Gjilanit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut