Vlera artistike nga fondi i GKA
prezantohen në Greqi e Gjermani

Vlera artistike nga fondi i GKA<br />prezantohen në Greqi e Gjermani
Vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare te Arteve do të marrin pjesë në një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë dhe në "Documenta 14 "në Kasel të Gjermanisë.
 
Pjesëmarrja e Galerisë Kombëtare të Arteve në këtë ekspozite realizohet në bashkëpunim me drejtorin artistik të ekspozitës Adam Szymczyk.
 
Kjo pjesëmarrje është e ndarë në dy etapa: 15 vepra arti do të ekspozohen në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor në Athinë, nga data 8 prill 2017 deri me 16 korrik 2017 dhe 3 (tre) veprat e tjera janë kërkuar të ekspozohen në Muzeun e Arteve të Bukura “Neue Galerie” në Kasel, nga data 10 qershor 2017 deri me 17 shtator 2017.
 
Artistët që marrin pjesë në “Dokumenta 14” janë: Abdurrahim Buza (2 punë), Kel Kodheli, Hasan Nallbani, Spiro Kristo (2 punë), Sotir Capo, Arben Basha, Pandi Mele, Zef Shoshi, Gani Strazimiri, Androniqi Zengo Antoniu (3 punë), Foto Stamo, Hasan Reçi, Edi Hila dhe Llambi Blido. Gjithsej janë 18 vepra të 14 autorëve.
 
Pjesëmarrja e veprave të fondit të GKA-së në këtë ekspozitë merr një vlerë të veçantë për shkak të rëndësisë themelore estetike dhe historike që mbart “Dokumenta 14” në tërësinë e artit ndërkombëtar.
 
Gjatë 13 edicioneve të mëparshme, “Dokumenta 14” ka shërbyer si një temë debatesh të kulturës bashkëkohore dhe kontekstit të saj aktual socio-politik, me qëllim adresimin e çështjeve globale, me theks të veçantë në epistemologjitë dhe praktikat e artit jo-perëndimor.
 
Për shkak të këtij debati, “Dokumenta 14” ndikon ndryshimin e historisë së artit dhe ripërcakton praktikën ekspozuese bashkëkohore.
 
Koncepti kuratorial i këtij edicioni, i përcaktuar nga drejtori artistik Adam Szymczyk titullohet “Learning from Athens” [Të mësuarit nga Athina] dhe mëton të ndërtojë një metaforë të distancës mes Athinës dhe Kaselit, që ndryshon themelisht përjetimin e këtij edicioni të ekspozitës nga publiku.
 
Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë periudhës 8 prill 2017 deri më 16 korrik 2017 në Athinë (dhe 10 qershor 2017 derr më 17 shtarot  2017 në Kasel (Gjermani).
 
Ekspozimi në Athinë bëhet në Muzeun Kombëtar të Artit Bashkëkohor dhe në Muzeun "Benaki", në Athinë. Kurator i ekspozitës është Erzen Shkokolli.

Vepra

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar