Vlera neto e aseteve të Fondeve të Investimeve u rrit 6.15%

/ATSH/- Gjatë periudhës janar-shtator 2015, vlera neto e aseteve të Fondeve të Investimeve arriti mbi 67.66 miliardë lekë me një rritje prej 6.15%, krahasuar me dhjetorin e vitit 2014.
Në tregun e Fondeve të Investimeve ushtruan aktivitetin e tyre dy fonde investimi, përkatësisht Fondi i Investimeve "Raiffeisen Prestigj" dhe Fondi i Investimeve "Raiffeisen Invest Euro".
Sipas analizës së të dhënave për tregun e Fondeve të Investimeve në 30.09.2015, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti mbi 67.66 miliardë lekë me një rritje prej 6.15%, krahasuar me 31.12.2014, bëhet e ditur në raportin e fundit të publikuar nga AMF-ja.
AMF thotë se ky treg dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 71.23% të aseteve të fondeve, me një ulje prej 0.98% krahasuar me 31.12.2014.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.09.2015 është 33,129

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social