Vlerat fantastike të propolisit dhe përfitimet për shëndetin

Vlerat fantastike të propolisit dhe përfitimet për shëndetin

Propolis

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis.

Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën. Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

Vlerat e Propolisit Për Shëndetin

Antibiotik Natyral

Propolisi është një antibiotik natyral i fuqishëm.

ertët kanë konfirmuar se përdorimi i propolisit ndihmon në shkatërrimin e shumë baktereve përgjegjëse për një sërë infeksionesh që trajtohen me vështirësi.

Ata sugjerojnë që propolis të shfrytëzohet për përgatitjen e ilaçeve më të avancuara kundër mikrobeve që i rezistojnë antibiotikëve tradicionalë.

Shëndeti Dentar

Propolis është fantastik për përmirësimin e shëndetit të gojës.

Duke qenë se ai është antibiotik i fuqishëm, pastron mishrat e dhëmbëve dhe vetë ato nga akumulimi i baktereve të dëmshme.

Imuniteti

Propolisi përmirëson rigjenerimin e qelizave dhe forcon sistemin imunitar duke e furnizuar atë me flavonoidë.

Nëse imuniteti është i dobët, njeriu është më i predispozuar të preket nga sëmundje serioze siç është kanceri.

Ulja e Tensionit Të Gjakut

Konsumi i propolisit ndihmon në uljen e tensionit të gjakut por edhe në përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ekspertët thonë se kjo substancë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Alergjitë

Një studim Brazilian ka zbuluar se konsumi i propolisit ka efekt në zbutjen e simptomave të alergjisë duke penguar çlirimin e histaminës.

Helmimi Nga Ushqimi

Ekspertët thonë se propolisi duhet përdorur në terapitë tradicionale kundër infeksioneve por edhe helmimit nga ushqimi.

Propolisi është efikas sepse siç e thamë më lart ka një nivel të lartë flavonoidësh.

Infeksionet e Veshit

Këto infeksione janë më të përhapura tek fëmijët.

Ekspertët thonë se përdorimi i propolisit bashkë me zinkun ul rrezikun e infeksioneve të veshit dhe nevojën për përdorimin e antibiotikëve.

Shëndeti i Lëkurës

Kleopatra e Egjipitit të Lashtë ka qenë një prej përdoruesve më fanatike të propolisit.

Ai përmirëson dhe zbut lëkurën, përshpejton rritjen e qelizave dhe zhbllokon poret.

Propolis është efikas kundër psoriazës por edhe ekzemës.

Infeksionet e Rrugëve Të Frymëmarrjes

Studimet tregojnë se kombinimi i propolisit me vitaminën C mund të parandalojë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tek fëmijët.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit