Vlerësimi i 'The Economist' për përmirësim të demokracisë, Rama: Jemi futur në të njëjtën klasë me BE dhe SHBA! Një prej shkaqeve, reforma zgjedhore

Kryeministri Rama ka komentuar disa prej vlerësimeve të organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë ku mund të përmendim raportin e The Economist për rritjen e indeksit të demokracisë në vend. Kreu i qeverisë u shpreh se një prej arsyeve kryesore që solli këtë projekt është reforma elektorale e realizuar në 2020-ën, pavarësisht se ajo ka qenë fort e kontestuar nga aktorët politikë të brendshëm.

“Deri në 2013 trendi i vlerësimit të indeksit të demokracisë ka rënë ndjeshëm. Pas 2013-ës është rritur. Është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë të indeksit të demokracisë. Sjellë kalimin në një kategori tjetër. Jemi futur në të njëjtin klasë, me shtetet anëtare të BE-së. Vendet e tjera të rajonit renditen në kategorinë e regjimeve hibride. Shqipëria renditet në kategorinë e një demokracie të mirë. Kjo nuk është për të bërë garë dhe të themi se jemi më të mirë se ata. Duke qenë se vijmë nga më poshtë, vlerësimi i indeksit na bën që të kemi rritje. Në një kohë që shumë vende të tjera kanë përkeqësim gjatë pandemisë.

Akoma më e bukur për të bërë një vlerësim me ndihmën e një arbitri objektiv siç është The Economist dhe për të bërë kontrastit mes mjegullës që krijohet nga tymi dhe nga balta, vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese, dhe reforma elektorale, ajo reformë aq shumë e mallkuar nga disa palë vendas apo të huaj, konsiderohet si një prej arsyeve të kësaj rritje demokracie. Kemi hyrë në një klasë tjetër, ajo reforma që u tha se ishte një mënyrë për të kapur edhe zgjedhjet. Ajo reformë ka bërë që të respektohet adresa e votës, dhe të mos ketë më voto për njërin, nxirr tjetrin dhe në fund del një i tretë.

Fakti që Shqipëria pati fatkeqësinë e dyfishtë, përballimin në pak kohë të tërmetit dhe pandemisë e rrit dhe më shumë vlerën e këtij vlerësimi. Në kohë krizash, siç janë tërmeti dhe pandemia, ruajtja e mekanizmave që mbrojnë lirinë dhe të drejtat, bëhet më i vështirë. Dëmet janë të mëdha në njerëz dhe në burime financiare nga tërmeti dhe nga pandemia, sigurisht që prekin ekonominë, por mund të kenë pasojë që shtrihen dhe në vetë mekanizmin e sistemit demokratik” – tha Rama.

Teksa përmendi raportin e organizatës prestigjioze Standard and Poor’s, Rama u shpreh se janë vënë bazat për ekonomi të konsoliduar. Ai u shpreh se paga minimale do të rritet çdo vit. Sipas tij, pas pastrimit nga llumi i prokurorëve dhe gjykatësve nga vettingu, drejtësia e re duhet t'i thërrasë ato dhe t'i vendos para ligjit për të dhënë llogari. Rama tha se procesi i drejtësisë së re vijon dhe se kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria renditet dy vende më sipër se vitin e kaluar në vlerësimin e indeksit të korrupsionit. Ndërsa lidhur me përmirësimin e indeksit ekonomik, kryeministri u shpreh se në këto ka ndikuar reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja enjë shifre kontributesh pas tërmetit dhe ndihma e shtetit për qytetarët.

Së fundmi, kreu i qeverisë, ka ironizuar programin ekonomik të PD duke thënë se Basha ka logjikën që të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të prodhimit të djathit. Duke ironizuar pikat e programit të PD se do të rrisin pensionet dhe do të ulin sigurimet shoqërore, Rama tha se pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe se logjikë e Bashës është t'i bie shkurt gjërave ashtu siç PD i ka rënë shkurt sa herë ka pasur pushtetin në dorë.

VIDEO/Konferenca e plotë

Në një raport të publikuar nga revista prestigjoze, The Economist, Shqipëria është vendi me rritjen më të ndjeshme të demokracisë në Europën Juglindore sipas indeksit të demokracisë për vitin 2020. Sipas revistës në fjalë, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm dhe ka arritur te marrë 6.08 pikë duke u kategorizuar kështu si ‘demokraci defektoze’ ndërkohë që më parë, sipas të njëjtës renditje, Shqipëria konsiderohej si një “regjim hibrid”.

Edhe agjencia prestigjioze e vlerësimit të ekonomisë, Standard & Poor’s, ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e saj në “B+” poër ecurinë ekonomike të Shqipërisë. Në raportin e fundit theksohet se perspektiva e ekonomisë shqiptare pritet të jetë “e qëndrueshme”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Rama: Shteti nuk pastrohet nga llumi i gjykatësve të korruptuar sa hap e mbyll sytë! Pas vettingut ato duhet të përballen me ligjin

Kryeministri Edi Rama tha se pas pastrimit nga llumi i prokurorëve dhe gjykatësve nga vettingu, drejtësia e re duhet t'i thërrasë ato dhe t'i vendos para ligjit për të dhënë llogari. Rama tha se procesi i drejtësisë së re vijon dhe se kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të komentuesve se çfarë bëjnë në punë ende gjyqtarët e korruptuar, Rama tha se shteti i së drejtës nuk mund të ngrohet brenda ditës kur llumi që po nxjerr jashtë drejtësisë është aq i madh. Rama tha se këto gjyqtarë e prokurorë e dinë që do të ikin dhe tani po mundohen të kapin çfarë të kapin.

“Dikush këtu më shkruan: Ma shpjegon dot çfarë bënë Vjola Cani më e korruptuara në Vlorë që po bën kërdinë? Nuk e di kush është Vjola Cani, i kërkoj ndjesë për nxjerrjen e emrit, por që ka sot, tani që flasim, ne po flasim dhe po bëhet një krim në një gjykatë të vendit.

Ju siguroj tani në këtë moment që në një gjykatë të vendit po kryhet një krim. Mund të jetë një dy tre pesë, por kryehen krime nga gjykatës që e dinë që nuk do i shpëtojnë Vettingut, ose mendojnë se do ti shpëtojnë drejtësisë. Sistemi nuk është ende i pastruar. Institucionet e reja, kanë filluar të strukturojnë punë e tyre. Këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen vite. Jo të ngresh një shtet me ligje. Drejtësia e re do të fillojë të funksionojë siç e duam unë dhe të gjithë. Dhe do të jetë e prekshme, kur pas pastrimit të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që kanë dalë llum nga vettingu dhe duhet t’i thërrasë drejtësia dhe të thotë hajde këtu se duhet të shpjegosh çfarë janë këto” tha Rama.

Ora 13:13
Rama ironizon Bashën: Strategjia ekonomike e Lulit, 'të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të djathit'! I ka rënë shkurt miku im i fjetur

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish programin ekonomik të PD duke thënë se Basha ka logjikën që të ulim prodhimin e qumështit dhe të rrisim atë të prodhimit të djathit. Duke ironizuar pikat e programit të PD se do të rrisin pensionet dhe do të ulin sigurimet shoqërore, Rama tha se pensionet financohen nga sigurimet shoqërore dhe se logjikë e Bashës është t'i bie shkurt gjërave ashtu siç PD i ka rënë shkurt sa herë ka pasur pushtetin në dorë.

"Në përfundim dua të them që ka shumë arsye për të qenë të pakënaqur. Unë kam shumë arsye për të qenë i pakënaqur sepse mundësitë janë për më shumë, dhe fuqitë janë për shumë më shumë. Nuk ka asnjë arsye për tu ndalur, për të bërë pushim. Ka shumë arsye për të qenë i pakënaqur, por për të vijuar punën. Do të ulim sigurimet shoqërore dhe do rrisim pensionet. Pensionet financohen sigurimet shoqërore.

Sot Shqipëria ka një deficit të trashëguar. Pasi paguan më shumë pensione se sa mbledh. A mund të ndodh që të ulësh prodhimin e qumështit dhe të rrisësh prodhimin e djathit, nuk ndodh. Po ndodh në gjymin e Lulit dhe të gjithë atyre që duan t'i bien shkurt siç i ka rënë opozita sa herë ka pasur çelësat në dorë, prandaj Shqipërisë i ka dalë më gjatë.

Nëse do të ishin bërë këto 27 vite më parë sot të flisnim për gjëra të tjera, herë me Suden here me Saliun i kanë rënë shkurt, dhe ka më shkurt se sa me Lulin dhe prandaj po iu del gjatë. Nëse kanë zgjedhë rrugën e tyre të gjatë për ti rënë shkurt, nuk mund t'ia bëjnë rrugën e gjatë Shqipërisë", tha Rama.

Ora 13:08
Menaxhimi i situatës pas tërmetit, Rama: Reagimi i shpejtë i qeverisë, ka ndikuar në përmirësimin e indeksit ekonomik!

Kryeministri Rama tha se Shqipëria renditet dy vende më sipër se vitin e kaluar në vlerësimin e indeksit të korrupsionit. Ndërsa lidhur me përmirësimin e indeksit ekonomik, kryeministri u shpreh se në këto ka ndikuar reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja enjë shifre kontributesh pas tërmetit dhe ndihma e shtetit për qytetarët.

“Indeksi i korrupsionit, Shqipëria renditet dy vende më sipër se vitin e kaluar. Ky përparim, ka ndodhur paralelisht me përkeqësimin e vendeve të tjera në rajon. Në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria dhe në këtë aspekt ka një rritje në raport nga viti 2013. Ky është fakt. Asnjëherë kur unë i referohem 2013-ës, nuk dua të mendoni se ka ndodhur mrekulli. Gjërat kërkojnë punë, kohë dhe durim. Por e vërteta është që duke parë 2013-ën dhe duke u kujtuar se ishim si pas tërmetit, duke parë sa shumë gërmadha janë pastruar. Ka shumë gjëra sot që nuk preken drejtëpërdrejtë nga ai që merr 300 mijë lekë pagë minimale. Shqipëria në rajon është vendi me përqindjen më të lartë të punësimit në vitin 2019. Kjo vërteton raportin e Bankës Botërore që na cilëson si vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

Një gjë që ka ndikuar në këto vlerësime është dhe reagimi i shpejtë i qeverisë dhe mbledhja e një shifre rekord kontributesh pas tërmetit, dhe vendosja në dispozicion paketa të rimëkëmbjes. Shpërndarja transparente e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike prej vitesh është një sistem digjital dhe pikëzim se kush e merr ose jo dhe totalisht transparent. Vetë kategoria e demokracive me të meta, tregon se puna që kemi përpara është e jashtëzakonshme. Por një gjë është e sigurt, a mund të kthehemi pas, e pamundur! Këto janë gjërat që doja të ndaja” – tha Rama

Ora 12:58
Standard and Poor’s vlerësoi ekonominë shqiptare, Rama: Po modernizojmë sistemin, kishtë 'baltë dhe lluc'! Paga minimale do të rritet çdo vit

Kryeministri Rama premtoi sot se me konsolidimin dhe qëndrueshmërinë e ekomonisë vendime të rëndëishme të merren ku do të përfitojnë të gjithë.  Teksa përmendi raportin e organizatës prestigjioze Standard and Poor’s, Rama u shpreh se janë vënë bazat për ekonomi të konsoliduar.

"Kemi një lajm paralelisht me këtë që flet për ekonominë. Askush të mos mendojë se kur unë flas për arritjet në ekonominë nuk po iu them lumturohuni dhe duartrokisni. Jam më i pakënaquri ndër të gjithë ju, sepse besoj se potenciali është aty. Institucionet ndërkombëtare vlerësimet i bëjnë në bazë shifrash e faktesh dhe jo emocionesh. Dhe raporti i sapodalë i Standard and Poor’s konfirmon vlerësimin aktual, qëndrueshmëri B+; dhe perspektivën e qëndrueshme që nuk ndodh me vende të tjera. Kanë humbur pozicion në vende të caktuara. Këtë vit ekonomia do të rritet me 4.5% me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër, ne jemi ende më optimist se kaq por kjo është temë tjetër.  Standard and Pors thekson se qeveria arritur të marrë kredi për të konsoliduar hendekun fiskal.

Kur flitet për borxhe dhe kredi, flitet më mënyrën më banale të mundshme. E para e dëmshme dhe e dyta e kollajshme. Në fakt jo. Çështja e një vendi është sa e ka borxhin por sa fuqi ka ta financojë. Japonia e ka 200% borxhin, por kjo nuk e pengon. Përpjekjet e qeverisë ndihmojnë për të konsoliduar ekonominë në vitet e ardhshme. E thënë ndryshe, janë vënë bazat të dashur miq, që nuk kanë qenë kurrë. Kishte baltë dhe terren të paqëndrueshëm. Sot ka infrastrukturë nëntokësore të ndërtuar, ka ngrehina. Këto janë infrastruktura dhe sistemet që do të bëjnë ekonominë tonë në të ardhmen, një ekonomi që do të ketë për të gjithë.  Kjo sjell një modernizim të sistemit fiskal dhe sjell rritje të ardhurave.  Në fund të ditës nuk është çështja sa paguan ata që paguajnë taksa por sa ne arrijmë që ata që i ikin detyrimeve të paguajnë dhe të zgjerohet baza fiskale pa rritur taksat. Ne nuk kem i taksa për të rritur. Flasim për një vend që ka bërë zero taksën për biznesin e vogël, zero TVSH për biznesin deri në 100 mijë dollarë xhiro.  Ne kemi hyrë këtë vit me një pagë minimale 30 mijë lekë Paga minimale do të shkojë duke u rritur çdo vit në vitet e ardhshme", tha Rama.  

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 05/02/2021 01:59

    Ik o basha ,,ik o idiot,,ik o shpellar gjumash,,nuk mer vesh ti nga politika,,,ke 20 vjet qe vetem fle.,dhe kur zgjohesh vret e vjedh shqiptaret...shqiptaret duan te punojne ,,jo te flene gjume...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur