Në kuadër të vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do nisë më 21 mars seancat dëgjimore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Personi i parë që do t’i nënshtrohet rivlerësimit do të jetë gjyqtari Fatos Lulo, aktualisht gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Trupa Gjykuese që do të shqyrtojë figurën e Lulos do të jetë treshja e përbërë nga Genta Tafa(Bungo), Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja.

s.k/Shqiptarja.com