Vllaznia bind ndaj Flamurtarit,
vlonjatët dobët në Shkodër

Vllaznia bind ndaj Flamurtarit,<br />vlonjatët dobët në Shkodër<br>
Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlera në “Loro Boriçi”, teksa ka fituar 3-0 ndaj Flamurtarit. Një sukses që e largon me 3 pikë nga zona e “ftohtë” e skuadrave që bien nga kategoria.

Ishte Vucaj që realizoi golin e parë në minutën e 13-të me anë të një goditje dënimi nga larg. Sukaj dyfishoi në minutën e 37-të. Megjithatë, Vllaznia nuk ndalet dhe është sërish Sukaj në fillimin e pjesës së dytë, kësaj radhe me kokë. Në fund Gilman Lika humb penallti për shkodranët.

Flamurtari ka bërë një nga ndeshjet më të dobëta të sezonit dhe tani rrezikon ndjeshëm pjesëmarrjen në Europë përmes kampionatit. Ndërsa Vllaznia shkon 3 pikë para Teutës, por lufta për mbijetesë do të jetë e fortë deri në fund.

[gallery]25733[/gallery]

Vllaznia-Flamurtari 2-0

Vucaj 13′, Sukaj 37′, 48′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Orelesi, Berisha, Mersini, Krymi, Tafili, Lika, Vucaj, Çinari (Kalaja 73′), Sukaj(Pjeshka 79′). Trajner: Ernest Gjoka.

Flamurtari: Qirko, Musta (Tushi 83′), Veliu, Polozhani, Siljanovski, Deliaj (Nedelkjoviç 58′), Zuka, Hyseni, Alvesh, Kamara, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron