SHKODËR- Vllaznia pas goditjeve të njëpasnjëshme në merkato mendon edhe për portën. Blerja më e re e shkodranëve është portieri 24- vjeçar Ted Laço. Korçari i cili është rritur tek Dinamo ka firmosur sot një kontratë një- vjeçare.
Ai pritet të jetë portieri i tretë për sezonin e ri të cilin e pret Vllazninë të rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Bashkë me portierin titullar Alen Sherri dhe Kristi Qarrin, Vllaznia kompleton edhe portën.
Ekipi i trajnerit Jonuz ka patur një merkato mjaft aktive në këtë sezon veror ku brenda dy muajve kanë firmosur Ndriçim Shtubina, Florind Bardulla, Herald Marku, Dajan Shehi, Behar Ramadani, moldavi Maxim Cojacaru, braziliani Emerson dhe maqedonasit Aleksandar Ristevski e Filip Gligorov.