Vllaznia e vajzave është tërhequr nga kampionati shqiptar, i cili do të nisë më 19 shtator.

Presidenti i ekipit të vajzave, Lazër Matija, thotë se do të dorëhiqet sepse “Kam parë strategji të gabuar, futbolli i vajzave në Shkodër ka qenë i persekutuar, kanë marrë futbolliste në Kombëtare dhe i kanë lënë në stol. Kam pasur debate për arbitrimin në futbollin e vajzave, kanë dashur të na heqin kampionatin, por nuk ia kanë dalë falë punës dhe sakrificës.”

Sipas Matijas, FSHF 'është e mërzitur me Vllazninë, pasi ka dominuar për shumë vite' dhe me futbollin e vajzave kërkon të bëjë qoka.

Lajm në përditësim...