TIRANË- Vllaznia është fituese e derbit të Shqipërisë. Skuadra shkodrane ka mposhtur Tiranën me rezultatin 1-2 në kryeqytet, duke marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Shkodranët në 'Selman Stërmasi' realizuan dy herë në pjesën e parë me Markun dhe Kainan, ndërkohë që Tirana ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Në pjesën e dytë pasi Marku la me 10 vetë Vllazninë Xhixha shkurtoi shifrat për Tiranën, por rezultati deri në fund mbeti i pandryshuar.
Komento