Vllaznia sezonin e ri të Superligës e nisi jo vetëm me spektakel, por edhe duke fituar 3 pikët me bindje, falë rezultatin 3-1 kundër Kukësit. Një rezultat që ka sjellë entuziasëm të madhe në Shkodër.
“Jam i kënaqur dhe këtë ua thash edhe djemve në dhomat e zhveshjes. Është një nisje shumë e mirë, 3 pikë shumë të mira që vlejnë edhe për ndeshjen e ardhshme në transfertë kundër Egnatias në Rrogozhinë,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.
“E rëndësishme ishte të gëzohemi me një fitore, por goli është diçka plus për sulmuesin. Më vjen mirë që e nisa me gol këtë sezon,”-tha Bekim Balaj, kapiten i Vllaznisë.
“Është herë të flitet për trofe sepse është ndjeshja e parë, por besoj se e nisëm në mënyrë më të mirë kampionatin. Shpresoj të vazhdojmë me këmbë në tokë, ndeshje pas ndeshje. Vetëm kur të zerohen pikët atëherë mund të flasim për titull apo për diçka tjetër,”-deklaroi Lorik Boshnjaku, futbollit i Vllaznisë.
Te Kukësi kjo humbje nuk ishte e papritur, ndërsa ndryshe nga çfarë dekadën e fundit ky sezon pritet të jetë shumë i vështirë për verilindorët.
“Në rradhë të parë na duhet të mendojmë që të qëndrojmë në kategori, sepse nuk i kemi mundësitë për të shkuar në vendin e parë. Duhet të mendojmë qëndrimin në kategori. Jemi mësuar me Kukësin që futet gjithmonë për titull por këtë herë nuk e themi dot. Shpresojmë që në fund tia dalim që të jemi në mes më të mirëve,”-u shpreh Rrahman Hallaçi, trajner i Kukësit.
Më herët, ndeshja e parë e sezonit të ri të Superligës, mes Egnatias dhe Skënderbeut ishte një surprizë më vetë. Korçarët fituan 0-1 falë golit të Merlim ndaj një kundërshtari që këtë vit synon trofeun.
Te shkarkohete tranjeri erzeni hasan lika ervin bulku erion bogdani gugash makashi alpan tafaj ledi pano dabulla
PërgjigjuTe hiqete tranjere tetova nga egnatja dhe tranjeri kukesi tek egnatja tranjere do jete dritan mehmeti astrite hafizi dhe shkelqim muca tek kukesi tranjere suleman starova armando cuku adrian nuhiu dhe dallku
Përgjigju