Vllaznia i drejtohet prokurorisë:
Dyshime për trukim me Kukësin

Vllaznia i drejtohet prokurorisë:<br />Dyshime për trukim me Kukësin
Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë për të nisur hetimin në lidhje me disa deklarata të bërë ditët e fundit e që flasin për një trukim të mundshëm të ndeshjes së fundit me Kukësin.

Vendimi është marrë paraditen e së martës në mbledhjen e radhës të Bordit drejtues të klubit, i cili ndër çështjet e tjera që ka shqyrtuar sigurisht që nuk mund të anashkalonte edhe këtë të dyshimeve për ndeshjen e fundit. Pas përfundimit të mbledhjes, ka qenë administratori i klubit Neritan Kalamishi që e konfirmoi.
 
 Ndërkohë i pyetur nëse vetë klubi ka dyshime tek lojtarët e tij për një trukim të mundshëm të kësaj ndeshjes, Kalamishi ka thënë se klubi është i pastër në këtë çështje dhe prandaj kërkon hetim.
 
Çështja e shumëpërfolur e trukimit të ndeshjes është bërë një fenomen shqetësues dhe për rrjedhojë edhe në klubin Vllaznia janë të shqetësuar por ata i kanë paraprirë çdo dyshimi duke qenë vetë ata që e kanë çuar tashmë këtë çështje në Prokurori.


e.nabolli/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore